Kryemadhi prezanton kandidaten e LSI në Vlorë: Mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë

Tuesday, 09 February 2021 19:04

 


Grisejda Myslimi është njëra prej kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës, e prezantuar në qytetin e saj të lindjes nga Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kushtuar edhe një status të veçantë. Myslimi është një nga emrat e listës së kësaj partie që kryesohet nga zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama.

Ekonomiste në profesion, pedagogia e UET ka zgjedhur t’i bashkohet LSI-së në garën zgjedhore të 25 prillit, si përfaqësuese e të rinjve vlonjatë, me bindjen se me fitoren e LSI ne zgjedhje, ajo do të ketë mundësi ti sherbejë më mirë qytetit te saj, shprehet kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për të.

 

“Grisejda, pedagogia nga Vlora
që do të bëhet deputete…
Grisejda Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.
E diplomuar për ekonomi dhe e specializuar në studime master shkencor në degën Financë–Bankë, në profili “Bankë dhe Tregje Financiare”, ajo u emërua dhe punon pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, ku kreu studimet master, si zgjedhje e vetë universitetit prej shtatorit të vitit 2013 e në vazhdim.
E brishtë në pamje të parë, por mjaft këmbëngulëse dhe e vendosur, e thjeshtë dhe me shumë mirësi, ajo mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, por edhe përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë së qytetit ku lindi dhe u rrit.
Unë si kryetare e LSI-së ndjehem krenare që vajza si Grisejda zgjedhin të punojnë dhe të përfaqësojnë LSI-në, dhe me shumë besim, e mbështes kandidimin e saj në listën shumemërore të LSI-së në qarkun e Vlorës, e bindur se votuesit vlonjatë do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe mbështesin emrin e saj dhe të LSI-së, si zgjedhjen më të mirë për Vlorën

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...