Ambasada amerikane në Beograd përsërit qëndrimin e presidentit Biden: Serbia duhet ta njohë Kosovën

E mërkurë, 10 February 2021 08:56

 


Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA në Beograd, James Hagengruber, ka përsëritur qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me njohjen e ndërsjellë si bazë, është i njohur prej kohësh si çelës për arritjen e këtij qëllimi.

 

“Ish Presidenti Trump gjithashtu e ka bërë këtë politikë shumë të qartë. Në vitin 2019, ai i shkruajti Presidentit Aleksandar Vuçiç për ‘mbështetjen e palëkundur’ të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht angazhimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Hagengruber për “Tanjug”, duke komentuar letrën e Presidentit të tanishëm të SHBA Biden, të cilën ia dërgoi Vuçiqit me rastin e Ditës së shtetësisë së Serbisë, në të cilën theksohet njohja e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.

 

Hagengruber thekson se “u takon të dy palëve të arrijnë një marrëveshje të cilën dy palët mund ta mbështesin”, duke shprehur bindjen se njohja e ndërsjellë duhet të jetë një element kryesor në normalizimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve.

“Një marrëveshje e tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë”, tha zëdhënës i Ambasadës amerikane në Serbi.

Hagengruber shton se Shtetet e Bashkuara nuk duan asgjë më shumë sesa Serbia të ketë sukses në aspiratat e saj drejt BE-së dhe se kthimi në dialog midis Kosovës dhe Serbisë, me ndihmën e BE-së, është thelbësor për një sukses të tillë.

 

Ai kujton fjalët e presidentit Biden se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohjen reciproke, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është me rëndësi thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë”.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane shtoi se kjo do të përmirësonte sigurinë dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe do të përkonte me aspiratat e tyre për anëtarësim në BE dhe institucione të tjera multilaterale dhe do të mbështeste qëllimin e qëndrueshëm që një Evropë e tërë të jetojë në paqe dhe liri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...