Meta vlerëson librin e publicistit durrsak: Paraqet një vazhdë njohëse të realitetit të vlerave qytetare

E mërkurë, 10 February 2021 14:30


Presidenti Ilir Meta mori sot pjesë në promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të publicistit durrsak, Bashkim Kadiu.

Në mesazhin e tij, Presidenti thekson se libri i Kadiut i paraqet publikut një vazhdë njohëse të realitetit të vlerave qytetare durrsake nëpërmjet skalitjes së figurave të rëndësishme.
Mesazhi i Metës:

E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të autorit, Bashkim Kadiu, publicist dhe personalitet i njohur durrsak.

Ky libër i paraqet publikut një vazhdë njohëse të realitetit të vlerave qytetare durrsake nëpërmjet skalitjes së figurave të rëndësishme, që bëjnë pjesë në gardën e intelektualëve të qytetit, nga Jan Kukuzeli e Aleksandër Moisiu, tek figurat e shquara të rezistencës antifashiste si Mujo Ulqinaku, Vasil Laçi e Nako Spiru dhe deri tek personalitetet e kohëve tona, si historiani, shkrimtari dhe poligloti i paharruar Moikom Zeqo.

 

Shumë i lumtur, që në këtë ngjarje të rëndësishme artistike e kulturore për Durrësin, të isha në krah të Ada Spiru dhe Lorenc Goga, përfaqësues të dy familjeve të nderuara të Durrësit, por edhe dy të rinj të mirëarsimuar jashtë vendit, të cilët të gjithë kontributin e tyre intelektual kanë vendosur ta japin për zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave të qytetit të origjinës.

Shembulli i dhënë prej tyre duhet të frymëzojë të gjithë përfaqësuesit e familjeve të mëdha durrsake dhe shqiptare, intelektualët dhe brezin e ri, për të bashkuar energjitë dhe kapacitetet e tyre intelektuale për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë dhe rikthyer shpresën për një të ardhme më të mirë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...