Po pëson LSI tkurrje? Presidenti Meta: Kemi që në 2004 që e dëgjojmë këtë fjalë. E rëndësishme për mua është që fushata…

E mërkurë, 10 February 2021 21:30

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se LSI që nga krijimi i saj është rritur dhe ka pasur anëtarësime vit pas viti.


I pyetur nga gazetarja Dhoriela Çule, nëse LSI po pëson tkurrje, Kreu i Shtetit ka deklaruar se më së miri për këtë çështje mund të flasin drejtuesit e kësaj partie.

Por nga ana tjetër Meta theksoi se fjala ‘tkurrje’ për LSI-në dëgjohet që prej vitit 2004, ndërsa shtoi se nuk është kjo gjëja më e rëndësishme për të, por fakti që “fushata për zgjedhjet e 25 prillit të bazohet në alternativa dhe jo në fake news.”

Presidenti Meta: Është një çështje që i takon për t’u përgjigjur drejtuesve të LSI. Por kemi kohë që e dëgjojmë fjalën tkurrje, që nga viti 2004 kur është krijuar dhe deri tani. Ndërkohë është parë që ka pasur një rritje të vazhdueshme të saj, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme për mua. Për mua është e rëndësishme që fushata për zgjedhjet e 25 prillit të bazohet në alternativa dhe jo në fake news.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...