Vlora e deputetit Edi Rama

E Enjte, 11 February 2021 10:07

 

Që prej mesnatës shirat nuk ndalojnë në krejt territorin e vendit. Lajmet nga Lezha dhe Shkodra janë të frikshme, lumi Buna dhe Drin kanë kaluar shtratin normal në kohë dimri dhe kanë vërshuar fushave e shtëpive duke shkatërruar gjithçka del përpara. Edhe para se shiu i kësaj dite të shtonte kuotat e nivelit përmbytës, fushat ishin nën pushtetin e ujit që prej javësh, por tani gjendja është bërë katastrofike.

Në Vlorë uji ka pushtuar si përherë këto vitet e fundit qendrën e qytetit, duke e kthyer nga një “Venecia” e qetë në një Venecia që rrezikon gjithçka në Vlorë. Qyteti po pret kryeministrin ti gjejë zgjidhje.

këto pamje nga përmbytja e Vlorës janë dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët.

 

Në akset kombëtare Elbasan-Perrenjas gurët kanë zaptuar rrugën.

Në Fier u dha alarmi para pak çastesh se lumi i zonës po del rrezikshëm nga shtrati e banorët po ikin.

Në Durrës e Fushëkrujë shiu ka “shtëpinë” e tij prej pak vitesh, ndërsa në rrugët e qytetit bregdetar duhen çizme të dalësh në rrugë.

Ndërsa në Tiranë lumi Lana po vjen duke u mbushur me përhershmërinë e tij.

Modifikuar më E Enjte, 11 February 2021 10:41

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...