“Në Kosovë pritet ndryshim i madh politik”/ Gazeta e njohur gjermane shkruan për zgjedhjet e 14 shkurtit: Qytetarët kanë shumë shpresë tek…

E Enjte, 11 February 2021 13:14

 

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), e cila historikisht ka qenë përkrahësja më e madhe e çështjes së Kosovës, në një shkrim të gjatë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë shkruan se në shtetin më të ri të Evropës pritet një ndryshim i madh politik dhe ndërrim i pushtetit.

albin-kurti-kosovo_4803574-1536x864
Ky ndryshim ishte paralajmëruar që në zgjedhjet e tetorit 2019 kur Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë, shkruan FAZ, raportojnë mediat në Kosovë.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare ka shumë shpresa te Kurti. Premtimi i tij se do ta mbështes sa duhet drejtësinë për të vepruar kundër korrupsionit po perceptohet si premtim i besueshëm. Fakti se Kurti është i popullarizuar sidomos te të rinjtë, është përparësi për të sepse Kosova ka popullsinë më të re të Evropës. Në BE mosha mesatare vitin e kaluar ishte 43,3 vjet (në Gjermani: 46), në Kosovë jo më shumë se 29”, nënvizon gazeta.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” qeveria e parë e Kurtit mori fund në mars 2020, pasi atë e la në mëshirën e fatit partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në prapavijë kishte bërë presion të madh Richard Grenelli, i cili e shihte Kurtin si pengesë drejt cakut të tij që shefit të tij Donald Trump t’ia prezantojë një ujdi të shpejtë serbo-kosovare, të cilën ky pastaj do të mund ta shiste si “deal” (pazar për nevoja elektorale). Kërcënimet, sipas FAZ, shkuan deri aty, saqë u paralajmërua tërheqja e trupave amerikane në Kosovë të stacionuara aty nga viti 1999.

“Nga pikëpamja kosovare në mesin e kërcënimeve kjo është bomba atomike, pasi që ndjenja e sigurisë e shqiptarëve të Kosovës dukshëm bazohet në praninë ushtarake amerikane”.

Një vit pas rrëzimit të Kurtit shumë gjëra kanë ndryshuar në favor të tij, shkruan FAZ.

Trump është histori, Hashim Thaçi duhet të mbrohet në Hagë përballë akuzës për krime të luftës në vitet 90-të, ndërsa Vetëvendosje s’ka qenë kurrë më mirë në anketa.

“Gjithçka tjetër përveç se një fitore e bindshme do të ishte befasi. Përkrahës të partisë së Kurtit shpresojnë madje se do të qeverisin pa partner koalicioni”, nënvizon gazeta.

Por Kurti nuk mund të kandidojnë për parlament ngase është dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në parlament kur ishte lider i opozitës. Por ligji kosovar nuk thotë asgjë mbi atë nëse kandidati për kryeministër duhet të jetë anëtar i parlamentit.

Dhe, sipas FAZ, Kurtit i intereson vetëm posti i kryeministrit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...