Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar. Pas 25 prillit, sistemi i drejtësisë s’do jetë i kapur nga politika

E Enjte, 11 February 2021 15:57

 

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për arrestimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, e dyshuar për korrupsion, tha se roli i SPAK është për t’u vlerësuar.

Xhixho theksoi se megjithatë duhet që drejtësia të jetë e pavarur nga politika dhe se kjo gjë do të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

“Është një rol funksional i SPAK dhe është për t’u vlerësuar. Mendoj se roli i SPAK për raste korruptive është i mirëpritur. Pritshmëria ndaj SPAK është shumë e lartë dhe presim rezultate për atë që ka ndodhur tek Astiri, për dosjen 184, për PPP etj. SPAK është një sfidë të madhe. Reforma në drejtësi vetë ka qenë për të pasur drejtësi.

 

Ne inkurajojmë SPAK që të vënë përpara drejtësisë të gjithë njerëzit e drejtësisë dhe funksionarë të lartë që kryejnë korrupsion. Ne duam që reforma në drejtësi të mos kapet nga politika. Pas 25 prillit, ne kemi besim se sistemi i drejtësisë nuk do jetë i kapur nga politika, por të kihet drejtësi”, tha Xhixho.

 

Erisa Xhixho nënvizon se qeveria deri më tani ka keq-menaxhuar situatën e pandemisë.

 

“Qeveria ka keq-menaxhuar pandeminë e koronavirusit. Kjo qeveri ka dhënë shumë pak për këtë pandemi, kjo ka sjellë denoncime për manipuliim shifrash, për raste vdekjeje, apo edhe për infeksione. Këtu sistemi i drejtësisë duhet të hyjë që të zbardhë të vërtetën. E gjitha kjo ka infektuar jetën e qytetarëve.

 

Një pronar më tha se ka hequr nga puna 2 punëtorë, sepse e ka goditur kriza nga pandemia. Kemi qeveri, që përdor policinë për të vënë gjoba për qytetarët. Qasja e qeverisë për të vënë gjoba ndaj politikanëve opozitarë, nuk është modeli që duhet të ndjekim, duhet të ketë ndërgjegjësim nga të gjithë për të respektuar masat ndaj Covid-19”, u shpreh Xhixho

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...