Kryemadhi pret në një takim zyrtarin e lartë grek: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon në forcimin e paqes dhe integrimit në BE

E Enjte, 11 February 2021 16:31

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim këtë të enjte, Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht deputet i parlamentit grek dhe këshilltar i kryeministrit Mitsotakis, z. Anastasios Chatzivasileiou.

Në këtë takim Kryemadhi i ka vendosur theksin marrëdhënies së fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithashtu kryetarja e LSI-së ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.

 

Në këtë drejtim Kryemadhi ka shprehur qëndrimin e partisë që drejton, ku ka nënvizuar se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të bazohen në transparencë dhe mirëbesim. Në takim është folur dhe për marrëveshjen e detin.

Monika Kryemadhi ka thënë se kjo marrëveshje duhet të realizohet me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së vlerësoi respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve. Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...