“Nuk mund të na marri zvarrë një bandë”- Presidenti Meta flet për 25 prillin: Jam i angazhuar që të gjithë të shkojnë të votojnë!

E Enjte, 11 February 2021 21:34

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se në këtë periudhë para zgjedhjeve të 25 prillit është i angazhuar që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkojnë të votojnë për ndryshimin.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit theksoi se shqiptarët janë popull 100% evropian dhe nuk mundet që ta marri zvarrë një bandë (referuar qeverisjes së Ramës).

Vija e kuqe që nuk duhet të shkelë një kandidat për kryeministër?

Presidenti Meta: Populli shqiptar do të tregojë që ka aq dinjitet para zgjedhjeve. Ne jemi popull 100% europian dhe nuk mundet të na marri zvarrë një bandë.

Unë jam i angazhuar që të gjithë të shkojnë të votojnë, për një Shqipëri që shkon në Europë, jo që shkon në një projekt që ka qenë projekt shtypës, barbar dhe përjashtues, tepër i dyshimtë dhe destabiziluar. Kjo është një histori e qartë.

Zgjedhjet janë të mbaruara se do të votojnë qytetarët shqiptarë në 25 prill. Jam i sigurtë që 90 e më shumë përqind e shqiptarëve duan që Shqipëria të shkojë në Europë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...