Meta pret ambasadorin e ri të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Premte, 12 February 2021 09:59

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Serban suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy popujve dhe vendeve tona.

 

Kreu i Shteti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke, në interes të qytetarëve tanë.
Presidenti Meta e falënderoi Ambasadorin për ndihmën e Rumanisë në përballimin e pasojave dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kreu i Shteti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit në Bashkimin Europian.

“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, – theksoi Presidenti Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...