Arrestimet në Gjykatën e Krujës, Pollo: Duhen përshëndetur, SPAK të hetojë edhe shit-blerjet e votës në Dibër e Shijak, aferën e Unazës së Re…

Premte, 12 February 2021 13:45

 

Ish-ministri Genc Pollo, me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar arrestimet e SPAK në Gjykatën e Krujës.

Pollo shprehet se veprimet e SPAK duhen përshëndetur, duke shtuar se ky organizëm duhet që të merret edhe me dosjet e shit-blerjeve në Dibër, në Shijak, atë të Unazës së Re etj.

 

Sipas Pollos, vetëm kur SPAK të ndërmarrë veprime rrufe edhe ndaj këtyre aferave, do meritonte besimin e plotë të publikut.

Postimi i ish-ministrit Genc Pollo:

Veprimet e SPAK-ut kundër gjyqtarëve e të tjerëve që nxirrnin tak fak kriminelët nga burgu duhen përshëndetur e të dyshuarit duhet të përballen me drejtësinë.

 

Por sfida reale e SPAK-ut nuk do të ishin peshqit e vegjël qofshin edhe piranja. Në favor të interesit publik duhet me ndershmëri të kujtojmë se kazuset me peshkaqenë do të dëshmonin pavarësinë dhe efektivitetin e tij.

Fatkeqësisht deri sot janë në këto raste janë regjistruar dështime: Tahiri&kanabistët, Dosjet e votëblerësve Dibër e Shijak, Unaza e Re, Inceneratorët e të tjera si këto.

Kur SPAK-u të ndërmarrë operacione rrufe si dje në Krujë edhe për dosjet e mësipërme do të meritojë e do të ketë besimin e plotë të opinionit publik.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...