Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria është kthyer e tëra në spital, për shkak të gabimeve fatale që ka bërë qeveria që në fillim për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
Gazetarja e A2CNN, që e intervistoi Berishën duke nisur nga pandemia në vend, e pyeti në fillim ish-kryeministrin se si ishte me shëndet.
“Unë jam mirë me shëndet. Ndjehem mirë, por ndjek me pikëllim të thellë dhe shqetësim të madh, zhvillimet dramatike të vitit pandemik 2020 dhe akoma më dramatike për Shqipërinë dhe shqiptarët, të vitit 2021
Dua të theksoj me këtë rast se pandemia në Shqipëri mori jetë njerëzish më shumë se në çdo vend tjetër të botës, përveç Meksikës dhe Perusë gjatë vitit 2020. Por, në vitin 2021, ajo ka një revansh edhe më te egër ndërkohë që në mënyrë absolute gjithçka siguroj shqiptarët në garanci të plotë se gjithçka është e lidhur me keqmenaxhimin e pandemisë në këto zhvillime dramatike.
Më lejoni t’ju njoftoj se unë e ndjek këtë fatkeqësi të madhe kombëtare me angazhimin dhe përkushtimin më të madh që kam ndjekur ndonjë problem në jetën time. Ky është një armik i egër që po korr jetë shqiptarës dhe në këtë kontekst si ish-mjek, si politikan, si ish-kryeministër, si ish-president, natyrisht bëj gjithçka që të monitoroj dhe të jap mendime për këto zhvillime dramatike në Shqipëri.
Në këtë kontekst, në rast se kthehemi në fillimet e saj, unë konstatova se vdekjet po fshiheshin katër pesë herë, se pandemia po trajtohej me trillime dhe mashtrime me pasoja tmerrësisht të rëndë, se njeriu që sot i quan 6049 viktima më tepër të vitit 2020 se në vitin 2019 ose mesataren e viteve 2015-2019, fillimisht e quante një grip të zakonshëm. Më pas kaloi në një strategji terrori të filmave horror duke u thënë shqiptarëve se do të shohin male me kufoma, se s’do të gjejnë një pëllëmbë tokë në një kodër për varr, se do të na e pjesë mishin si mortajë kjo mortje e zezë e tj etj
Konstatova se nuk u bë asnjë përgatitje, por gjithçka mashtrim. Me maskat, me teste, me respiratorë, me kapacitete reanimatore të vendit,. Konstatova se në një mënyrë të paimangjinueshme paranojake, forca shtypës ee shtetit u përdor për të terrorizuar qytetarët duke nxjerrë tanke dhe autoblinda në rrugë duke dalë vetë i rrethuar nga 20-30 roje, duke u thënë shqiptarëve se unë jam për ju Zoti dhe Mbizoti dhe në fund shpali botërisht se unë jam më i miri, se ne jemi më të mirët, demaskoi shau turfulloi kundër liderëve të vendeve të tjera, Greqisë, Austrisë, SHBA, Francës e me radhë, fshehu në mënyrën më kriminale vdekjet nga COVID-19 në Shqipëri.
Për çdo komb, për çdo qeveri, për çdo sistem shëndetësor dhe çdo studiues, treguesi i vdekshmërisë së përgjithshme është tregues themelor i shëndetit publik.
Ky tregues në pamje të parë mendon njeriu se është fare i lëvizshëm. Jo, është nga më konstantët!
Lëvizjet nga një ditë në tjetrën përveç pandemive, luftërave, janë shumë të vogla dhe unë do të jap çfarë ndodhi me pandeminë në Shqipëri.
Të dhënat më të fundit të publikuara nga The Economist dhe të përditësuara më datën 2 shkurt për vdekshmërinë shtesë, si treguesi më kryesor. Greqia fqinjë ka një vdekshmëri shtesë shtatë herë më të ulët se Shqipëria. Franca, Italia, ka një vdekshmëri shtesë dy herë më të ulët se Shqipëria. Suedia, që nuk bëri asnjë mbyllje, ka një vdekshmëri shtesë 2,2 herë më të vogël se Shqipëria. Por, më lejoni që t’ju informoj një gjë tjetër shumë të rëndësishme. Janë disa vende që vërtet u treguan lider në menaxhimin e pandemisë.
Si e kanë ato sot vdekshmërinë shtesë?! E kanë me minus!
Koreja e Jugut ka humbur 1 përqind më pak në vitin e pandemisë se në vitin para pandemisë.
Australia ka pasur 40 të vdekur më pak për 100 mijë banorë se sa ka pasur një vit më parë.
Taivani e Zelanda e Re kanë pasur 20 të vdekur për 100 mijë banorë më pak se një vit më parë.
Po pse i dhashë këto të dhëna? Vetëm për të faktuar se përcaktuese në vdekshmërinë e njerëzve ka qenë menaxhimi i pandemisë.
Unë ua dhashë në numër absolut për 100 mijë banorë. Franca, Italia kanë dy herë më pak se Shqipëria. Britania e Madhe ka 1,5 herë më pak se Shqipëria. Greqi ka tetë herë më pak se Shqipëria për të mos thënë pastaj Sllovakia gjashtë herë më pak se Shqipëria. Izraeli ka tetë herë më pak se Shqipëria, Danimarka ka dhjetë herë më pak, Finlanda ka 18 herë më pak se Shqipëria...
...Gabimet më fatale ishin testimet, kufizimi i testimeve; ishte refuzimi i shtrimeve. Ju duhet ta dini sot se Shqipëria është e tëra spital. Gabimet të tjera janë mashtrimet me çdo procedurë dhe vjedhjet masive në tenderime. Çdo tender që është bërë është bërë për të vjedhur."