Basha bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit: Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi pas përfundimit shkollës

Saturday, 13 February 2021 19:19

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online më të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit duke u prezantuar edhe programin ”Rinia fiton”.

Basha zotohet se sfida e tij si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.Po ashtu ai ka renditur edhe përfitimet e të rinjve nga programi i PD, si 5 mijë bursat e plota në vot, zerimi apo përgjysmimi i tarifave, mbështetja për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj apo praktikat e paguara për 10 mijë ekselentët, në masën e 30 mijë lekëve të reja në muaj.

 

Sipas Bashës, programi i PD u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave.

Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj.

 

Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre.

Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes.

Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...