“Mijëra qytetarë të bllokuar”, Bardhi publikon pamjet: Ku janë 500 borëpastrueset që premtoi? Rama gënjeu si gjithmon

Saturday, 13 February 2021 22:00

 


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njëherësh edhe drejtuesi politik i kësaj partie në Elbasan, ka reaguar pas situatës së krijuar në të gjithë në vendin për shkak të motit të keq.


Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se rrugët janë bllokuar, ndërsa premtimi i Ramës për 500 borëpastruese është asgjë më shumë sesa një gënjeshtër.

Bardhi thotë se qytetarët janë lënë në baltë, ndërsa borëpastrueset sipas tij po përdoren vetëm për t’i hapur rrugë ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla që të bëjnë propagandë.

Postimi i plotë:

Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon. 👺☠️

Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet. 🙈

Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit.

Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë. 😡

Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve. 😈

Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njesoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...