Presidenti Meta, thirrje institucioneve: Ndihmoni njerëzit e bllokuar nga bora! Do mbani përgjegjësi penale!

Diel, 14 February 2021 09:52

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar në rrugët e vendit, ku qytetarët kanë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve të borës dhe mos marrjes së masave nga ana e institucioneve.

Kreu i shtetit u ka bërë thirrje institucioneve që të ndihmojnë qytetarët dhe të paditet penalisht çdo zyrtar që nuk ka kryer detyrën.

 

 

Reagimi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

TË NDIHMOHEN QYTETARËT DHE FAMILJET E IZOLUARA NGA DËBORA! PROKURORIA TË REAGOJË NDAJ ZYRTARËVE, QË BRAKTISIN NJERËZIT NË NEVOJË!
Dëbora, që po bie në të gjithë Shqipërinë, për fat të keq nuk ka gjetur asnjë strukturë operacionale të pushtetit qendror e vendor dhe kompani me detyrime kontraktore në krye të detyrës për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore.
Dhjetëra drejtues mjetesh raportohet nga terreni të jenë të bllokuar në segmente rrugore, si dhe shumë familje janë izoluar në Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Shkodër, Mirditë, Librazhd, Skrapar, Korçë, Devoll, Ersekë, Përmet e Vlorë.
Temperaturat po shkojnë drejt uljes ekstreme dhe vështirësitë po shtohen, ndërkohë Qendra Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Sallat e Policisë nuk po ju përgjigjen telefonatave të qytetarëve në nevojë.
Strukturat qeveritare përgjegjëse për Mbrojtjen Civile jo vetëm nuk njoftojnë publikun për alarmin e dhënë nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, por nuk angazhojnë asnjë strukturë operacionale për ndihmë në zonat e bllokuara.
Disa ditë më parë IGJEUM, ashtu si edhe gjatë gjithë periudhës janar-shkurt ka dhënë alarmin, për përkeqësim të motit me reshje intensive shiu dhe dëbore me stuhi, në të gjithë territorin, në datat 12-13 shkurt, duke shkaktuar përmbytje në zonat e Ultësirës Perëndimore e konkretisht në rajonin e NënShkodrës, por dhe bllokime të segmenteve rrugore nga dëbora, si dhe izolime të rajoneve të ndryshme në veri, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.
Nga strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministrinë e Bujqësisë nuk po komunikohet me strukturat vendore për të vlerësuar paralajmërimet e IGJEUM, për përmbushjen e detyrimeve ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë dhe drejtuesve të automjeteve dhe familjeve të bllokuara.
Është përgjegjësi e strukturave shtetërore për informimin në kohë dhe menaxhimin e situatave problematike për shkak të motit.
Bllokimi i rrugëve nga dëbora dhe mos reagimi i strukturave qendrore e vendore, si dhe i kompanive private me detyrime kontraktore, duhet të zgjojë Prokuroritë e Rretheve për të proceduar penalisht përgjegjësit e braktisjes së qytetarëve në mëshirë të fatit.
Është e patolerueshme dhe e dënueshme, që me dhjetëra familje me të moshuar e fëmijë, të kalojnë natën në makina të bllokuara nga dëbora, vetëm se strukturat qeveritare e vendore nuk kanë marrë asnjë masë.
Ju bëj thirrje të gjithë zyrtarëve përgjegjës, të cilët kanë detyrime për Mbrojtjen Civile, të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e detyrës shtetërore duke ju shkuar në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...