Kryemadhi në Korçë: Rama dhe bashkia kanë lënë qytetarët në harresë, të gjitha rrugët janë të bllokuara

Diel, 14 February 2021 11:44

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me votues për herë të parë në Korçë, foli fillimisht për situatën ku ndodhet ky qark, ku sipas sipas është vënë në harresë dhe rrugët janë të bllokuara nga bora dhe se qeveria për të nuk kanë marrë asnjë masë. ”Rrugët shumë të bllokuara, mundësia e lëvizjes shumë e vogël. Në Korçë ndihesh mirë edhe me këtë borë kaq të madhe, me këtë peisazh kaq të bukur dhe kaq të pastër, brenda saj ka një zjarr të jashtëzakonshëm, i ndryshimit”,-tha Kryemadhi.

Nga ana tjetër, Kryemadhi hodhi akuza edhe ndaj Bashkisë së Korçës, duke thënë se nuk po bën sa duhet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar për shkak të reshjeve.

 

”Kur po vija rrugës, pyeta kush e ka administrimin e qytetit për të pastruar rrugët. Sepse që të vish për 3 km dhe ta bësh për 1 orë e gjysëm është e tmerrshme. Pra këtu merren paratë, ju paguani taksa pastrimi, taksë gjelbërimi, paguani taksat e biznesit dhe kur vjen puna kompania që ka fituar tenderin përdor mjetet e bashkisë, merr paratë e bashkisë dhe prapë nuk e pastron”.

Pjesë nga fjala

Edhe pse vështirësitë e kohës, ne prap ja ku jemi. Falënderoj Petrikën që ka krijoi këtë mundësi, jemi mbledhur prap bashkarisht. Kafen e mëngjesit e kemi nisur që në orën 8 e gjysëm, por pas një peripecie dhe sakrifice shumë të madhe arritëm të takoheshim. Rrugët shumë të bllokuara, mundësia e lëvizjes shumë e vogël.
Në Korçë ndihesh mirë edhe me këtë dëborë kaq të madhe, me këtë peisazh kaq të bukur dhe kaq të pastër, brenda saj ka një zjarr të jashtëzakonshëm, i ndryshimit.

Unë dje deri në orët e vona isha në Maliq, shpi më shpi dhe ajo që më bënte përshtypje ishte se nje njerëzit ndiheshin të harruar, sepse mendonin se njeri nuk i takon, bora do i bllokojë rrugët, do e kenë shumë të vështirë për të lëvizur, por do shikojmë që nuk do të ketë vëmendjen fare ndaj nesh, nuk do të ketë ndihma, ushqime, ndihma për ndonjë të sëmurë etj. Në fakt dje kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me një shokun tim, Nikolin Shtjefni i cili donte të ikte në shtëpi, por ka ngelur me orë të tëra në rrugën nacionale të Lezhës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Qafë Thanë e në të gjitha rrugët. Në këtu jemi për të biseduar se pavarësisht vështirësive që kemi gjatë gjithë kohës, qoftë ju që jeni studentë me provime, maturantët që kanë provimet, ne që merremi me fushata, jemi të gjithë në një pikë të përbashkët, për të sensibilizuar njerëzit shpi më shpi, për ti dërguar në 25 prill në kutitëve e votimit. Nuk na ndal asgjë, bora na jep frymëzim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...