“S’ka stuhi e borë që na ndal”/ Kryemadhi: Në 25 prill goditjen më të madhe Rama do ta marrë nga…

Diel, 14 February 2021 17:56

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me gra e vajza të Ersekës. Gjatë fjalës së saj, ndër të tjera Kryamadhi u shpreh se “LSI është një parti që e mban fjalën e saj dhe nuk ka as shi, as borë e as stuhi që na ndal, e aq më tepër presionet e pushtetarëve këtu.”

kryemadhi
Teksa bëri thirrje që në 25 prill të gjithë të shkojnë të votojnë, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Rama goditjen më të madhe do ta marrë nga vetë socialistët.

“Ndaj, unë do t’ju ftoja që të punojmë çdo ditë me njerëzit tanë, me familjarët tanë, të shkojmë të trokasim shtëpi më shtëpi, derë më derë, në mënyrë të tillë që ti çojmë njerëzit më 25 prill në kutinë e votimit. E për këtë të jeni të bindur që do të na përgjigjen të gjithë, e më shumë socialistët, të cilët do ta dënojnë me votë, sepse ata nuk pranojnë dot tjetërsimin e vlerave dhe të historisë së tyre.

Një nga dhimbjet më të mëdha të socialistëve është pikërisht braktisja që po i bën baza e Partisë Socialiste. Pse ndodh kjo? Unë kam takuar shumë socialistë në Fier. Edhe dje në Korçë ne ishim në një familje socialiste dhe ata shpërthejnë më shumë se ç ‘shpërthejmë ne. Qëndrueshmëria e më shumë se 30 viteve e socialistëve që kanë qenë studentë e që sot janë gjyshër, u ka ndodhur që iu kanë tjetërsuar punën, kontributet, identitetin, vlerat dhe normalisht njerëzit e kuptojnë që vjen një njeri dhe fshin historinë e mbi 30 viteve të një partie politike. Pra, socialistëve u ka ndodhur një braktisje në masë.

Dhe unë mendoj që goditjen më të madhe do ta marrë nga socialistët e tij, por ne nuk do të gëzohemi nga kjo. Ne duhet të përgatitemi të bëjmë gati një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian me dinjitet, me integritet. Një anëtare e BE-së me djemtë dhe vajzat tona që jetojnë, punojnë këtu si evropianë të vërtetë”, tha kryetarja e LSI-së.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...