“Harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë, u kreh në ekranin e TV”- Petrit Vasili publikon këtë video të kryeministrit Rama: A ishte njoftuar për motin?

Hënë, 15 February 2021 12:49


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar sot deklaratat që bënte në vitin 2012 kryeministri Edi Rama, atëherë kryetar i Partisë Socialiste, kur akuzonte qeverinë e kohës se kishte shkelur ligjin për Emergjencat Civile.


“Në mënyrë që shqiptarët të jenë shumë të qartë se cili është demagogu që i qeveris ata, duhet të kenë parasysh dhe më së miri se çfarë ka bërë dhe thënë ky njeri kur ishte në opozitë, e çfarë bën e thotë sot që është Kryeministri i Shqipërisë.

Edi Rama i kërkonte qeverisë së kohës të parashikonte motin, të parandalonte dhe njëherazi të kishte plan. A ishte i njoftuar Edi Rama? Po. Edhe shqiptari më i fundit e dinte më së miri që moti do të përkeqësohej dukshëm në fundjavë dhe do të kishte vërtet një rëndim të jashtëzakonshëm të tij”, tha Vasili në një deklaratë për mediat.

Duke iu referuar situatës që ndodhi në Shqipëri fundjavën që lamë pas, ku me dhjetra qytetarë mbetën të bllokuar me orë të tëra në disa akse rrugore për shkak të borës, Vasili thekson:

“A parandaloi? A mori ndonjë masë? Zero! Ju nuk patë asnjë borëpastruese në të gjithë Shqipërinë. Patë dhjetëra kilometra rrugë të Shqipërisë të bllokuara me mijëra automjete dhe nuk patë asnjë mjet të ndihmës së parë, qoftë edhe një shishe ujë ti ofrohej qytetarëve dhe asgjë tjetër. Sepse Edi Rama ishte në zyrën e tij të ngrohtë, fliste dhe mbante fjalime për turizmin në Tiranë dhe për dhjetëra gjëra të tjera, budallallëqe pas asnjë kuptim.

Po çfarë ka pas pretenduar Edi Rama, sërish po ky individ, kur ishte në opozitë? Ai kërkonte dhe i thoshte kryeministrit të kohës tekstualisht fjalë për fjalë. Edi Rama në 2012-n thoshte:

“Ne pamë nga mëngjesi në darkë një shfaqje shurdhërie me zë e me figurë dhe me aktor kryeministrin, i cili e harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë dhe u kreh me orë të tëra në ekranin e televizorit.” Ky ishte pretendimi i Edi Ramës për Sali Berishën në atë kohë”, tha Vasili.

Sipas tij, opozita “ka një plan shumë të mirë detajuar për një ristrukturim, për një plan të emergjencave civile tërësisht të ri, nga rrënjët të ndërtuar, nga themelet të ndërtuar nga e para, sepse Shqipëria përballet me emergjenca civile dhe nuk mund të jetë kurrë në mëshirë të fatit. Ky plan i detajuar do të krijojë një rritje institucionale të emergjencave civile, një logjistikë ashtu sikurse i takon, me të gjitha mjetet që i duhen, në të tërë komponentët e vetë, që qytetarët kurrë të mos ndihen të vetmuar, për cilëndo qoftë ajo emergjencë civile që atyre iu bie mbi kokë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...