Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Hënë, 15 February 2021 18:56

 

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dëshmuan edhe një herë se proceset demokratike janë në udhën e vet të mbarë. Populli i Kosovës votoi qetësisht, liderët politikë pranuan rezultatin dhe legjitimiteti i fituesve tani kalon tek përgjegjësia për të justifikuar besimin e dhënë.

LVV, si fituese e këtyre zgjedhjeve është përpara sfidës dhe momentit të shumëpritur për ndërtimin e një konsensusi të ri për Kosovën, si shtet funksional e i mbështetur mbi zhvillime demokratike.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh besimin se partitë që do të dalin në opozitë do t’i bëjnë një analizë të shëndetshme rezultatit dhe do të nxjerrin mësimet e nevojshme për t’i udhehequr.

Demokracia në Kosovë ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive për të çuar përpara proceset shtetformuse në Kosovë.

Urojmë gjithashtu që qeverisja e re të investohet drejt një Kosove euroatlanitike, një shteti të zhvilluar, ku drejtësia sociale e sundimi i ligjit të jenë parësore.

Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një oksigjen të ri, për një marëdhënie atraktive me fqinjët, mbështetur mbi bazën e partneritetit e përfitimit të ndërsjelltë.

Jemi besimplotë se LVV dhe partnerët e saj në koalicion, me vizion e përkushtim do të jenë bartës dhe frymëzues të interesave të popullit, vota e të cilit u ka dhënë një përgjegjësi si në asnjë rast tjetër më parë.

Urojmë që edhe në Shqipëri, ku zgjedhjet janë në prag, të dëshmohet një pjekuri e lartë politike e demokratike për standarte europiane, me qëllim shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve Shqiptarë drejt të ardhmes së tyre europiane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...