Kurti: Barazia, jo përfundimi i bisedimeve me Serbinë, por pika fillestare!

Tuesday, 16 February 2021 08:14

 

Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai dëshiron t’iu japë formë të re bisedimeve me Serbinë, për t'i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta, njofton REL.

Kurti tha se bisedimet nuk duhet të përqendrohen rreth mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës.


LEXO EDHE:
‘Askush më shumë se zonja e shtëpisë nuk i njeh hallet e familjes’/ Këlliçi takim me strukturat e LDG-së Kombinat

“Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për të mirë”, tha Kurti për AFP-në.

 

“Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”, shtoi ai.

 

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në bisedime të drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Kurti tha se do që ta ndryshojë drejtimin e bisedimeve. Ai tha se Beogradi premton njohjen e Kosovës në fund të negociatave, por kërkon koncesione maksimale ndërkohë.

“Ju merrni sa më shumë që mundeni, ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë”, tha ai.

“Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, partia e Kurtit ka fituar rreth 47 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 13 për qind.

Kurti, megjithatë, ka thënë se prioritet i qeverisë së tij nuk do të jenë bisedimet me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...