Loja për presidentin/ Oferta e Haradinajt për Kurtin dhe premtimi për Vjosa Osmanin

Tuesday, 16 February 2021 09:34

 

Numri i deputëtëve që fitoi secila parti në Kosovë, do të mësohet pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës. Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë mbi 150,000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2019. Vetëvendosje fitoi 48% të votave apo mbi 374 mijë.

 

Llogaritet që Vetëvendosje mund të ketë 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 20, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 deputetë.
Votat që pritet të numërohen janë ato të diasporës në 43 mijë e 447 pako, ku një pako një prej tyre mund të mbajë disa vota.

Albin Kurti nuk do ta ketë të vështirë të bëjë më shumë se 61 vota në kuvendin me 120 deputetë të Kosovës, për qeverinë e tij. Kandidati për kryeministër nuk e ka detyrim të bëjë koalicion me partitë e pakicave, por është i detyruar t’i japë dy ministry këtyre nëse qeveria ka 12 ministri. Nëse ka më shumë se 12 ministri, duhet t’i japë komuniteteve jo shumicë, 3 ministri.

 

Skenarët e bashkëpunimit

Kurti i ka cilësuar këto zgjedhje si referendum dhe nuk ka folur asnjëherë për koalicione paszgjedhore. Në konferencën ku shpalli fitoren pak para mesnatës së 14 Shkurtit, Kurti tha se “nuk ka nevojë dhe as interes të bëj koalicion me ata që kanë nevojë të reformohen në opozitë”. Në fjalimin e natës së të dielës, ai konfirmoi edhe një herë se Vjosa Osmani mbetet kandidatja për presidente, duke e thirrur disa herë atë “presidentja Vjosa Osmani”, para mbështetësve të partisë. Por opsionet për koalicion nuk janë të shumta.

Abdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.
“Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.
Edhe Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës mohoi mundësinë e një koalicioni me LVV-në, pasi siç është shprehur, “janë shumë larg me qëndrime”.

 

I ndryshëm është qëndrimi i Ramush Haradinajt, që përshëndeti i pari fitoren e LVV-së. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur hapur gatishmërinë që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili synon të bëhet president i Kosovës, ka thënë se nuk ka “vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt politik”. Por, një koalicion eventual me AAK-në, bart në vete edhe kushtin që Haradinaj të zgjidhet president i vendit. Haradinaj ka fituar 7.5% të votave.

A mund të jetë Kurti kryeministër?

Albin Kurti nuk kandidoi si deputet në këto zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përjashtoi nga kandidimi këdo që ka një dënim në tre vitet e fundit. Tre vitet për dënimin se ka hedhur gaz lotsjellës në parlament përfundojnë në shtator. Ekspertët janë të ndarë në këtë çështje, pasi disa argumentojnë se vendimi i Kushtetueses vlen vetëm për deputet, por opozita mund ta kontestojë këtë dekretim dhe të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...