‘Niku’ i Ndraghetas jep ofertën më të lartë dhe merr një tender gjigant nga Manastirliu

Tuesday, 16 February 2021 15:29

-

Ministria e Shëndetësisë vijon t’i japë tendera ‘Nikut’ që doli në përgjimet e antimafias italiane.

Javën e kaluar kompania GTS me administrator Besnik Halilin, i cili është vënë nën hetim nga SPAK, ka fituar një tender prej 9 miliardë lekësh për oksigjenin mjekësor që përdoret për pacientët me Covid-19, me një ofertë prej 700 milionë lekë më shumë sesa konkurrenti tjetër që mori pjesë në garë.

Edhe pse ka dalë në përgjimet e antimafias italiane për klanin mafioz Ndragehta, dhe prokuroria shqiptare ka nisur hetimet, kjo nuk e ka penguar Ministrinw e Shëndetësisë që t’i japw tendera Besnik Halilit, administratorit të kompanise GTS, i njohur ndryshe me emrin ‘Niku’.

 

Në mesin e javws së kaluar ‘Niku’ i Ndragehtas ka fituar një tender gjigant, me vlerë mbi 9 miliardë lekë të vjetra për oksigjen mjekësor, të zhvilluar së fundmi nga Qendra Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Tenderi me objekt ‘Furnizim me oksigjen te lëngshëm mjekësor për nevojat e QSUNT u hap në dhjetor të 2020, dhe në garë morën pjesë dy kompani, GST me administrator Besnik Halilin, ose ndryshe Nikun, dhe një kompani tjetër e huaj, me seli në një prej vendeve ballkanike.

Pavarësisht se kompania e huaj paraqiti ofertën me të ulet, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza zgjodhi kompaninë shqiptare të GTS, e cila ofroi ofertën me të lartë se konkurrenti. Kompania ‘GTS’ ka paraqitur ofertën me vlerë 908.248.025 lekë të reja, ose thuajse sa ishte edhe fondi limit i tenderit.

 

Ndërkohë, kompania tjetër, ka paraqitur një ofertë ekonomike me vlerë 838.992.518 lekë të reja. Pra, rreth 700 milionë lekë të vjetra më pak se sa ‘GTS’, e administruar nga Besnik Halili.

Ofertat janë dorëzuar në datën 1 shkurt 2021. Rezultati i tenderit ku fitues është shpallur kompania shqiptare, nuk është bërë ende publike zyrtarisht , pasi QSUT është në pritje të afatit ligjor për ankimimeve të mundshme.

Megjithatë, QSUT e Enkelejd Jotit ka vendosur të skualifikojë kompaninë me ofertën më të ulët, duke i dorëzuar tenderin 9 milionë dollarë kompanisë, emri i së cilës u shfaq në përgjimet e anti-mafias italiane, gjatë hetimeve kundër një grupi të lidhur me klanin mafioz ‘Ndrangheta’.

Ende nuk dihen shkaqet zyrtare për skualifikimin e kësaj kompanie. Por, burime të brendshme nga QSUT i treguan se një ndër shkaqet e skualifikimit ishte fakti që kompania e huaj nuk kishte paraqitur vërtetim për pagesën e energjisë elektrike në vendin e tij, i cili përbën kusht për kompanitë vendase, por jo për ato të regjistruara jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë që kompania fituese e tenderit 9 milionë dollarë, është përmendur shpesh kohët e fundit. Një hetim i Anti-Mafias së Katanzaros në Itali zbuloi disa komunikime të një personazhi të lidhur me mafian, Andrea Gallo, ku diskutonte me bashkëpunëtorët e tij për një ‘Nik’ shqiptar që ka lidhje të forta në qeveri dhe që mund t’u siguronte kontaktet për t’u përfshirë në biznesin e ndërtimit.

Të dhënat e siguruara nga dosja e Anti-mafias italiane zbuluan se personazhi ‘Nik’ që përmendej në përgjime është Besnik Halili, një prej administratorëve shqiptarë të kompanisë italiane ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’.

Ndërkohë që kjo histori e nisur nga Anti-mafias e Katanzaros ka ende shumë për t’u zbardhur, ‘GTS’ vijon të sigurojë tendera në seri pranë autoriteteve shëndetësore shqiptare. Kompania ‘GTS’ ka fituar thuajse të gjithë tenderat për blerje oksigjeni, të zhvilluar nga autoritetet shëndetësore shqiptare gjatë 3 viteve të fundit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...