Mark Marku: Grykësia e Ramës hëngri edhe kripën e rrugës në Milot-Lezhë

Tuesday, 16 February 2021 22:43

 

Në intervistë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Mark Markut, doli edhe për situatën e krijuar me bllokimin e rrugës Milot-Lezhë, duke hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë.

‘Nuk mund tu thuhet qytetarëve që përmbytje ka pasur edhe përpara. Këta thonë ka pasur reshje të shumta.

 

Më tha një specialist i fushës, që këta gënjejnë, sepse nuk ishin shirat më të mëdha.
Por aty është bërë një gjendje permanente, që ta bëjnë qytetarin që të jetë në mëshirë të fatit,

Por ne kemi krijuar qytetërimin që të na mbrojë natyra. Mund të thuash vitin e parë që ndodhi, por jo 8 vjet.

Është çështje e infrastrukturës, e fondeve.

Por nëse ti i vjedh paratë, normalisht që uji do u mbulojë shtëpinë

Qytetarët aty mllefin e kanë, por nga që dinë që askush nuk ua zgjidh problemin, protestojnë vakët.

Bora ishte 20 cm. Unë atë dita isha në Fan, pastaj zbrita në Orosh, dhe mbeta në Rrëshen.

20 cm borë në prill-maj bie edhe në Kosovë.

U bllokua totalisht e gjithë jeta e qarkut.

U prenë dritat ndejtën 18 orë pa energji.

Rruga Milot- Lezhë, është e tmershme të bllokohet dy ditë.

Kompanitë të cilat bëjnë korrupsion me bashkinë, nuk hodhën kripë. Ne e pamë stuhinë 3-4 ditë përpara.

Këta hanë edhe kripën e rrugës.

Me 20 cm mund të kishte problem për 30 minuta, por jo rruga Milot-Lezhë, 10 km, që është fushore.

Gjithë Kurbini ishte pa drita. 18 orë kanë ndejtur në autobus në Milot-Lezhë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...