Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës: Çfarë thuhet në biseda private mbetet private

E mërkurë, 17 February 2021 09:31

 

Për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon zgjedhje të suksesshme, ndaj dhe interesi i Mbretërisë së Bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit është i lartë.

Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, ambasadori britanik ju përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Rama mbi përfshirjen e tij në ato që kreu i qeverisë i quan çështje të brendshme të Shqipërisë. “Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të suksesshme. Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë… Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private”, – theksoi Norman në “Përballë”.

 

Diplomati Duncan Norman ka shtuar se Britania e Madhe ka mbështetur Shqipërinë dhe suksesi i zgjedhjeve të radhës është i rëndësishëm për miqtë e Shqipërisë.

“Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e suksesshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces. Një nga gjërat që ne të gjithë e dimë që kërkohet është: mbajtja e zgjedhjeve të suksesshme. Kështu që absolutisht, është një gjë mjaft e rëndësishme për popullin shqiptar, por ka rëndësi gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, për ata që mbështesin Shqipërinë, për miqtë e Shqipërisë dhe këtu sigurisht përfshihet Mbretëria e Bashkuar”,- tha Norman.

Dy javë më parë, lidhur me qëndrimin e ambasadorit Britanik për zgjedhjet me standarde, Edi Rama u shpreh: “Unë nuk e kuptoj fare këtë ambasadorin britanik se pse është i përfshirë në çështjet e zgjedhjeve në Shqëpri, nuk e kuptoj se pse është kaq shumë i përfshirë në këto çështjet e brendshme për zgjedhjt. Kam thënë privatisht atë dhe po ia them”, tha Edi Rama

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...