Mark Marku: Gjendja është e rëndë. Elita politike dhe mediatike nuk di çfarë ndodh jashtë Unazës së Tiranës

E mërkurë, 17 February 2021 09:35

 

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka komentuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës fillimisht fushatën zgjedhore në zonën e tij ku ka parë një varfëri ekstreme dhe një nevojë për ndryshim të shpejtë të gjendjes.

“Gjendja e njerëzve në terren është shumë e rëndë. Nuk është thjesht për të folur për politikë. Qytetarët janë shumë të rrënuar. Po shikojmë listat, kanë ikur 25 përqind e popullsisë. Është një lloj depresioni total. Gjë që në vitin 2009 nuk e kam ndeshur. Në vitin 2009 kishte një entuziazëm. Kishte probleme natyrisht. Kishte pakënaqësi sigurisht, njerëzit kishin probleme. Por sot ka depression…. Këtu është krijuar një elitë politike, kulturore madje edhe mediatike, që nuk dalin nga Unaza. Nuk e kuptojnë realitetin. Po të dilnin pak nga Unaza ose do kalonin në depresioni, ose nuk kanë ndjeshmëri. Shikojë që ka një mllef të jashtëzakonshëm te njerëzit. Shqiptarët janë krenarë dhe ata se tregojnë plotësisht gjendjen ku janë. Ata që nuk duan ti kuptojnë, e kuptojnë këtë gjë si nënshtrim. Një shtet serioz, një qeveri serioze, nuk tenton të rrisë përkrahjen sociale, por punësimin. Por ka arritur puna aty njerëzit pyesin a do rritet përkrahja sociale. Probleme me qeverisjen ka pasur çdo kohë, por problemet janë akumuluar. Ne nuk kemi shanse të mos afrojmë një fushatë të mirë, të fitojmë dhe të kalojmë në zgjidhjen e mirë të problemeve. Po nuk u ndryshua do shkojmë shumë keq si vend. Jemi në pikun e fundit, dhe situata është kritike, realisht. Duhet një vetëdije që ti që merr përsipër një program poltik, nuk duron me kurrizi i shqiptarëve asnjë ditë të vetme me këtë qeveri. Po nuk qeverisëm mirë, po le të ikim për 6 muaj. Le të bëhen disa qeveri për disa vite”,- deklaroi Mark Marku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...