Basha me videomesazh: Në krye të qeverisë do të bëj gjithçka që Shqipëria të jetë në krah të Kosovës!

E mërkurë, 17 February 2021 11:40

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka përcjellë një video-mesazh, popullit të Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Basha garanton se "në këtë rrugëtim nuk do të jeni kurrë vetëm. Shqipëria do të jetë krah për krah me ju dhe unë ju garantoj se çdo ditë të jetës time, sot si kryetar i opozitës dhe nesër në krye të qeverisë, do të bëj gjithçka që Shqipëria të jetë në krah të Kosovës!"

 

 

LEXO EDHE:
'Rindërtuesit' ua çuan ujërat e zeza drejt e në shtëpi, Hamallaj ngrihet në protestë

MESAZHI I PLOTE I BASHES:

 

Të dashur motra dhe vëllezër nga Kosova,

 

Në këtë datë, të dytën më të rëndësishmen të kombit tonë, dua t’ju uroj nga zemra gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin dhe mijëra bijat dhe bijtë e Kosovës që vunë në altarin e lirisë dhe pavarësisë jetët e tyre dhe gjakun e tyre.

Sot Kosova përballet me sfida të mëdha. Po unë jam i sigurt se qytetarët e Kosovës, forcat politike të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë tashmë të gjithë përvojën, energjinë dhe vendosmërinë për ta çuar Kosovën përpara drejt njohjeve të reja ndërkombëtare, drejt fuqizimit të ekonomisë së saj dhe prosperitetit për çdo qytetar të Kosovës.

Në këtë rrugëtim nuk do të jeni kurrë vetëm. Shqipëria do të jetë krah për krah me ju dhe unë ju garantoj se çdo ditë të jetës time, sot si kryetar i opozitës dhe nesër në krye të qeverisë, do të bëj gjithçka që Shqipëria të jetë në krah të Kosovës në përmbushjen me sukses të sfidave dhe të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës.

Edhe një herë ju uroj nga zemra, Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...