Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” filologun dhe historianin e shquar, Jorgji Qirjako

E mërkurë, 17 February 2021 14:12

 

 

Presidenti Ilir Meta vlerësoi në 70-vjetorin e lindjes filologun, historianin dhe përkthyesin e shquar nga Kolonja, Jorgji Qirjako me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Titulli është dhënë me motivacionin; “Në vlerësim të veprës së palodhur e të çmuar si përkthyes veprash politike, shoqërore dhe letërsi artistike dhe të kontributeve të spikatura në ekspeditat arkeologjike, etnografike dhe folklorike në Kolonjë, duke i përfaqësuar me dinjitet dhe lartësuar vlerat e tyre të rrallë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Me mirënjohje për evidentimin e traditave atdhetare, kulturës popullore dhe figurave të shquara të historisë sonë kombëtare”.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të pranishme në ceremoninë solemne të organizuar, Meta shprehu mirënjohje dhe vlerësime për figurën e Qirjakos.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
“Jam shumë i gëzuar, që jemi mbledhur sot për të vlerësuar një personalitet, me kontribute shumë të shquara, në prag të 70-vjetorit të lindjes së tij, zotin Jorgji Qirjako. Zoti Qirjako vjen nga një krahinë me histori të lavdishme dhe të jashtëzakonshme, që ka nxjerrë shumë mendje të ndritura dhe figura të shquara për kombin tonë, si Petro Nini Luarasi, Fan Noli, Shahin Kolonja, motrat Qirjazi, Papa Kristo Negovani, Jani Vreto, Themistokli Gërmenji e shumë të tjerë, të cilët kanë luftuar me penë e me pushkë për mëmëdheun e tyre të dashur dhe janë sakrifikuar. Duke ndjekur traditat më të mira patriotike kolonjare, zoti Qirjako iu përkushtua promovimit të historisë dhe kulturës së vendlindjes së tij, qysh pas përfundimit të universitetit me rezultate të shkëlqyera. Për rreth 25 vjet, zoti Qirjako udhëhoqi veprimtarinë kulturore dhe artistike në rrethin e Kolonjës, duke dhënë një kontribut të veçantë, në drejtimin dhe organizimin e ekspeditave arkeologjike, etnografike dhe folklorike, si dhe në përfaqësimin me dinjitet të grupeve përfaqësuese të Kolonjës në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zoti Qirjako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në organizimin e Muzeut Historik të Kolonjës, duke e bërë atë një nga muzetë më të pasur me objekte arkeologjike, që nga lashtësia dhe me mjaft vepra të artistëve të njohur, si Odise Paskali, Janaq Paço, Thoma Thomai, Llazar Nikolla, Guri Madhi, Agim Nebiu e shumë të tjerë. Po ashtu, Muzeu i Kulturës Popullore, Muzeu i Arsimit në Rrethin e Kolonjës, si edhe Muzeu i Borovës kanë si hartues projekti zotin Qirjaqi, i cili, njëkohësisht, ka nxitur dhe mbështetur shumë artistë të shquar të vendit, të ngrenë shumë vepra përkujtimore në rrethin e Kolonjës. Zoti Qirjako ka një meritë të veçantë në evidentimin e traditave patriotike të kulturës popullore, si edhe të figurave të shquara të historisë sonë kombëtare, nëpërmjet studimeve të ndryshme, organizimit të sesioneve shkencore dhe si autor i disa botimeve monografike.

 

Aktiviteti i zoti Qirjako pas Kolonjës, vazhdoi në Tiranë, ku për afro 20 vjet, ka dhënë kontributin e tij të veçantë, si veprimtar i shoqërisë civile, si zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, një nga organizatat më aktive të shoqërisë civile. Zoti Jorgji Qirjako ka dhënë një kontribut të veçantë edhe si nënkryetar i Shoqatës Atdhetare ‘Kolonja’, për organizmin e veprimtarive të saj dhe zgjerimin e anëtarësisë, sidomos me përfaqësues të brezit të ri për ribotimin e gazetës ‘Kolonja’, si dhe forcimin e lidhjeve të saj me shoqatat atdhetare brenda dhe jashtë vendit. Njëkohësisht, zoti Jorgji Qirjako ka një kontribut shumë të madh, si në themelimin e Bibliotekës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Historisë të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, po ashtu edhe në fushën e përkthimit.

Ai ka sjellë në shqip autorë me famë botërore si Henry Kisinger, Fukuyama, Huntington, botime të rëndësishme akademike tekstesh universitare, por edhe romane të zgjedhura të letërsisë artistike botërore. Duke vlerësuar veprimtarinë e zotit Jorgji Qirjako, shkrimtari ynë i paharruar, me nënën nga Kolonja se e theksonte gjithmonë këtë gjë dhe thoshte që mençurinë e kam nga nëna, Dritëro Agolli ka shkruar: ‘I dashur Jorgji, je një nga miqtë e mi më të dashur, se të dy, unë dhe ti, dimë ta çmojmë pasurinë shpirtërore të Kolonjës. Burrë i mençur, burrë me kulturë të vërtetë, që ke qenë ngaherë pranë diturisë’. Në vlerësim të gjithë punës së madhe të bërë ndër vite, si në fushën e evidentimit të traditave atdhetare, kulturës popullore dhe figurave të shquara të historisë sonë kombëtare, ashtu edhe në atë të përkthimit, kam kënaqësinë të vlerësoj sot zotin Jorgji Qirjako me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’ dhe t’i uroj dekada të tjera me krijimtari dhe padyshim me shëndet.”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...