Tritan Kalo refuzon Ramën: Nuk vi në shown tënd me mjekët e diasporës. Premtove rikthimin e tyre por të kanë ikur ….

E mërkurë, 17 February 2021 18:53

 

Qeveria do të përpiqet të përsërisë takimin me mjekët shqiptarë që jetojnë në diasporë me qëllim që ata të kthehen e t’i shërbejnë vendit.

Një takim i tillë është programuar për në 24 shkurt, ku folës, përvec zv.ministres Mira Rakacolli dhe shefes së infektivit, Najada Como, është caktuar dhe mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo.

 

LEXO EDHE:
Mërtiri në SYRI TV: Propaganda fillon dhe nuk përfundon! Qeveria vetëm hap probleme, nuk i zgjidh ato

Por ai ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj tryeze të qeverisë dhe këtë e ka pasqyruar në rrjetet sociale.

 

“Unë nuk do të jem pjesë e takimit. Ju kam kthyer përgjigje negative. Nga takimi i fundvitit 2013 në Pallatin e Brigadave me mjekët e diasporës “Thuaj po Shqipërisë”, askush prej 150 pjesëmarrësve nuk u rikthye, por pas tyre janë larguar edhe qindra të tjerë. Shfaqja vazhdon”.

 

Një thyerje mes qeverisë dhe mjekut të njohur shihet edhe në këto rreshta. “Një shtysë e fuqishme për të vijuar udhën e ndjekur prej mbi 40 vitesh, atë të përkushtimit, punës e profesionalizmit në përfaqësimin e më të mirës së një Mantelbardhi….E vështirë, kërkon sakrifica të përditëshme, të pengon të marësh atë që të përket nëse je antikonformist, por jo e pamundëshme nëse e ke nisur misionin e dhënies së përkujdesjes mjeksor ndaj atyre që kanë nevojë për të, duke qënë në të përminutshmen e saj vetvetja”.

Pak ditë më parë, mjeku Tritan Kalo u distancua nga vendimet e qeverisë për masat shtërnguese, duke thënë se komiteti i ekspertëve ku ai bën pjesë, thjesht jep sugjerime, por vendimet i merr politika. Kalo është tërhequr gjithashtu nga daljet publike duke mos u bërë më pjesë e aktiviteteve shtetërore

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...