Shqipëria, spitali më i madh i globit!

E mërkurë, 17 February 2021 20:37

 

Nga Sali Berisha - 17/02/2021

Shqipëria në të katër anët e saj lëngon si kurrë më parë në historinë e saj. Keqmenaxhimi ekstrem i pandemisë bazuar në vjedhjet, mashtrimin dhe manipulimin nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit kanë bërë që Shqipëria sot të jetë për numrin e të sëmurëve që lëngojnë me COVID-19 në shtëpitë e tyre në proporcion me popullatën, spitali më i madh i globit.

Në Shqipëri sot, nga Vermoshi në Konispol, dergjen në shtëpitë e tyre me COVID-19 dhjetëra mijëra të sëmurë, qindra por dhe mijëra prej tyre ndahen nga jeta pa asnjë ndihmë mjekësore.

Kjo, sepse Shqipëria, ndonëse vendi me numrin ditor të të infektuarve më të lartë në botë pas Malit të Zi, me urdhër të Xhahilit të Surrelit ka numrin më qesharak dhe më të ulët në botë të shtretërve Covid dhe po me urdhër kriminal të tij, ajo ka numrin më të ulët në botë të shtrimeve në spital. Kështu, Shqipëria me 7739 raste javore ka shtruar gjithsej më pak se 100 raste në 7 ditë.

Në Shqipëri, numri i të shtruarve në ditë në spitale mbahet i fshehtë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, por nga data 8 gjer në datën 14 shkurt me gjithë 7739 rastet e reja në Shqipëri, numri i të shtruarve në spitalet Covid u rrit nga 499 të shtruar që ishin më datë 8 shkurt - në 531 të shtruar. Pra u rrit me 34 të shtruar më shumë në katër spitalet Covid më datë 14 shkurt. Kurse Franca, me 82 mijë raste javore, ka shtruar në spitale javën e fundit 10037 raste! Krahasimi dëshmon dallim dramatik.

Në këto të dhëna - dëshmi e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë, qëndron shkaku themelor i 6049 vdekjeve të tepërta në Shqipëri gjatë vitit 2020 me të cilat Shqipëria renditet e para në botë pas Meksikës dhe Perusë.

Po në keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit qëndron shkaku i numrit ditor të rasteve me COVID-19 më i lartë në botë në Shqipëri pas Malit të Zi, megjithëse Shqipëria ka ndër testimet më të ulëta në botë.

Këto të dhëna dëshmojnë gjithashtu:

Keqmenaxhimin ekstrem kriminal të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, e dëshmon mbajtja e numrit qesharak më të ulët në botë të shtretërve për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19;

Rrezikun e madh që përbën për jetën e mijëra e mijëra të sëmurëve mosshtrimi i tyre në spital;

Rezikun e jashtëzakonshëm që përbën për shqiptarët përhapja e lirë e COVID-19 nga qendrimet kriminale të papërgjegjshme të Xhahilit të Surrelit në menaxhimin e pandemise së COVID-19 të bazuara në vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë në vendin tonë, kërkoj:

Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit;

Krijimin me urgjencë të Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës;

Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do të këshillojë Komitetin Kombëtar;

Kërkesen nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë COVID-19 në Shqipëri

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...