Sondazhi i dytë i Euronews Albania/ Rritet mbështetja për opozitën, bie PS

E Enjte, 18 February 2021 21:50

 

Janë publikuar rezultatet e sondazhit të dytë të kryer nga kompania MRB në bashkëpunim me Euronews Albania. Në krahasim me sondazhin e parë, ka një rritje të lehtë për opozitën e bashkuar dhe një rënie gjithashtu të lehtë për Partinë Socialiste, por sërish kjo e fundit qëndron 1 pikë më lart se opozita.

 

Janë 42.8% e të anketuarve që thanë se do të votonin opozitën e bashkuar, ndërsa 43.8% deklaruan votën e tyre në favor të Partisë Socialiste. Të pavendosurit janë 8%, që duket se do të kenë në duar fatin e zgjedhjeve të 25 prillit, për shkak të diferencës shumë të ngushtë mes opozitës dhe mazhorancës.

583824b4641efa140e048f4a493e26fa_XL.jpg
Prirja e votës për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të prillit është rritur me 2.4%. Diferenca mes PS dhe PD në prirjen e votës gjithashtu u ngushtua me rreth 4% krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë të publikuar në janar.

Partia Socialiste pësoi një rënie në projeksion nga 41.8% në sondazhin e parë në 39.9% në sondazhin e dytë, sipas anketimit të kompanisë MRB për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Pjesëmarrësit në studimin e Barometrit Politik iu përgjigjën pyetjes se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme.

Bazuar në votën e vitit 2017 më shumë demokratë 92.2% do të vazhdonin t’i qëndronin besnikë PD, krahasuar me votuesit e PS në zgjedhjet e ardhshme që do të vazhdonin t’i jepnin Partisë Socialiste votën në masën 86.4%

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...