Zbardhet pasuria në qindra milionë e Arben Ahmetajt, ministrit më të pasur të kabinetit Rama

Premte, 19 February 2021 09:00

Me një pasuri familjare të deklaruar në vitin 2018-të prej gati 320 milionë lekësh, Arben Ahmetaj është ministri më i pasur i kabinetit aktual të kryeministrit Edi Rama.

Arben Ahmetaj u zgjodh si Ministër i Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, i cili la pas 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

 

Ai nuk ishte një emër i panjohur për kabinetin e kryesministrit Edi Rama, pasi më herët ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave përgjatë periudhës shkurt 2016 – janar 2019 dhe ka shërbyer si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes përgjatë periudhës shtator 2013- shkurt 2016.

 

Në vitet 2004- 2005 mbajti postin e Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Integrimit Europian, ndërsa në periudhën 2003-2004 atë të Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

 

Ahmetaj ishte Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në vitin 1998-1999 ndërsa më herët shërbeu si drejtor i kabinetit në Ministrinë e Financave dhe përgjegjës për marrëdhëniet ddërkombëtare.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit të shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave në vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri Arben Ahmetaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...