Meta i përgjigjet Ramës: Tmerrohu, nuk ka më 'tërmet' votash!

Saturday, 20 February 2021 14:01

 

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Fieri, ku shigjetonte kreun e shtetit për procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjeç.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thotë që le të shqetësohen e madje të tmerrohen ata që mendojnë se do të bëjnë “tërmet” në zgjedhje, qofshin këta qeveritarë, apo banditë.

 

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

 

Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!

 

Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.

Mëngjesin e sotëm Rama e sulmoi sërish nga Fieri presidentin Meta, i cili ka qenë mjaft kritik me mënyrën se si qeveria po e menaxhon pandeminë në vendin tonë.

Kryeministri gjithashtu ka shigjetuar edhe ish-presidentin Bujar Nishani dhe akademikun Artan Fuga, të cilët janë shfaqur kundër vaksinimit selektiv që ka paralajmëruar kryeministri

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...