“Nuk ka nevojë as për presione dhe as për lëmoshë”, Albana Vokshi siguron banorët e Laprakës: Merrni legalizimet pas 25 prillit

Diel, 21 February 2021 17:10

 

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ishte sot pranë banorëve të Laprakës të cilët u shprehën se një nga shqetësimet që kanë janë legalizimet. Sipas tyre, në 8 vite nuk është bërë asnjë ndryshim në këtë zonë.

“Vetëm propagandë është bërë, asnjë legalizim në këtë zonë. Të gjithë kemi aplikuar. Kemi 10 vite që kemi aplikuar. Tani thonë se duhet bërë online dhe kemi mbetur pa u zgjidhur problemi ynë. Askush nuk të jep përgjigje dhe askush nuk e diskuton këtë çështje. Shiko si janë rrugët. Jo vetëm zonë e palegalizuar por e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria. Zonën e kanë urbanizuar vetë banorët me djersën e tyre. Nuk shprehen banorët nga frika, por shpirti u ka ardhur aty ku nuk mban më”, tha një banor.

Mundi dhe djersa e shqiptarëve po fshihen nga propaganda dhe premtimet boshe të Qeverisë, tha Vokshi e cila inkurajoi banorët të bëjnë ndryshimin në 25 prill.

“Ju takon me ligj, nuk ka nevojë as për presione dhe as për lëmoshë. Të zbatohet ligji menjëherë. Ligji është i qartë dhe gjithësecili të bëhet pronar. Në datën 25 ku gjithësecili duhet të hedhë votën në kutinë e votimit të mendojë për veten në rradhë të parë. Më datë 25 prill Edi Rama do të humbë dhe do të fitoni ju”, tha Albana Vokshi nga Lapraka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...