Qytetarët autoktonë: Tirana me Ramën dhe Veliaj është bërë e pabanueshme

Diel, 21 February 2021 20:24

 

Qytetarët tiranas shprehen të shqetësuar për betonizimin e kryeqytetit i cili po shkatërron çdo ditë identitetin e tij.

Pronarët dhe qytetarët autoktonë kryeqytetas në një takim me Jorida Tabakun u shprehën të shqetësuar për ngritjen e kullave të cilat po zaptojnë hapësirat publike si edhe po pengon pronarët e ndershëm të zhvillojnë pronat e tyre.

‘Tirana, nën drejtimin e dyshes Rama-Veliaj, është bërë e pabanueshme për njerëzit e ndershëm’, i thanë ata Jorida Tabakut
Gjatë një bisede në zonën e Pazarit të Ri, familjet tiranase ngritën shqetësimin se jo vetëm se e kanë pasur të pamundur t’i zhvillojnë ndershmërisht pronat e trashëguara, por denoncuan kryebashkiakun Veliaj se ka tentuar t’ua marrë ato përmes mashtrimeve.
‘E kishin ruajtur për veten e vetë këtë pjesë. Unë isha në Greqi me vajzën, se kam një gocë në Selanik. Me veshët e mi e kam dëgjuar Erion Velinë, mbajti një fjalim këtu edhe tha falenderojmë edhe Mulletin që na falën pronën. A falet prona? Ne prej kësaj këtu s’kemi marrë asnjë centim’, tha një anëtare e familjes Mulleti.

Jorida Tabaku tha se Tirana është bere një nga qytetet me te pabanueshme.

‘Është një nga qytetet me te vështira për te jetuar! Tirana qe duhet te ishte epiqendra e vlerësimit te pronës, e vlerësimit te punës, e vlerësimit te jetës e kontributit te njerëzve, sot fatkeqësisht është kthyer ne nji qytet qe nuk vlereson te ndershmin. Edhe kjo ka ardhur 8 vitet e fundit nga Edi Rama, me përçmimin qe i ka bere komunitetit por është theksuar edhe nga kryetari i bashkise, Erion Veliaj. Ai pallati aty, ai aty e ka ngritur pronën, kurse ty ketu ta kane marr pa te fol, pa te thënë si do e zhvillosh, pa te përfshi fare se ti nuk përfshihesh me pazare, me Edi Ramen dhe Erion Veline. Kurse ai atje e merr dhe e nderton. Ky është problemi sot i Tiranes dhe i gjithë Shqipërisë, qe njerëz te ndershëm nuk vlerësohen’, tha Tabaku

Tabaku theksoi se ajo çfarë përfaqëson vërtet Edi Rama nuk është ajo që shfaqet në kamerat e propagandës, pasi jeta reale që bën kryeministri në largim është larg halleve të qytetarëve të thjeshtë, në një luks të shfrenuar me ata që ndan milionat e eurove të vjedhura nga paratë e taksapaguesve apo paratë e pista të krimit dhe drogës.

‘A e patë se si shtroheshin me të ngrëna e me të pira me Nasip Naçon, se si shtroheshin në Dubai me darka dhe dreka. Kjo është jeta reale që bën Rama, jo ajo që nxjerr në televizor. Jo ajo që shkojnë për të bërë inaugurime. I kanë lënë rrugët dhe lagjet e Tiranës në mëshirë të fatit dhe në pikë të hallit. Kujdesen që vetëm të ndihmojnë miqtë me ndërtime. Besoj se vota më 25 prill është po aq i rëndësishëm sa ajo që ndodhi 30 vite më parë. Duhet patjeter qe ta bejme ndryshimin e madh. Fryma e fitores është kudo. Mbështetja është kudo. Ka shume vlere qe bashke, ne me 25 prill te ndryshojmë mënyrën sesi po qeveriset sot. Se sot jetohet dhe transmetohet vetëm ajo qe shihet neper kamera, po ndërkohe qe 95% e popullsisë sot janë per bukën e gojes. Për ta ndryshuar këtë realitet mbytës ku ndershmëria shkelet me këmbë dhe u jepet vlerë grabitësve e kriminelëve, ish -deputetja Tabaku tha se nevojitet mbështetja e të gjithë qytetarëve të Tiranës’, tha Tabaku në takim me familjet tiranase

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...