Mjaft më me propagandë! Ku janë vaksinat për qytetarët?

Hënë, 22 February 2021 08:10

 

-Gjithë mburrjet qeveritare, skenat e vaksinimit masiv, hapja e stadiumeve, spitaleve dhe krijimi i psikozës të një fushatë mbarë kombëtare nuk justifikohen. Shqipëria nuk ka siguruar vaksina as për stafin mjekësor të spitaleve dhe jo më për popullatën. Shifra prej 9165 vaksinash është realisht për 4582 veta, sepse çdo person ka nevojë për dy doza vaksinash. Njerëzit po presin vaksinat dhe jo zhurmën sikur po bëhet nami, ndërkohë që vdekjet po kapin shifra rekord.

Në një ditë të zakonshme fushate elektorale, Edi Rama viziton 2-3 qendra vaksinimi për pandeminë dhe flet në media të paktën 4 herë për arritjen e madhe të qeverisë së tij në sigurimin e vaksinës kundër pandemisë. Nga propaganda e qeverisë të krijohet ideja se Shqipëria duhet të ketë vaksinuar që nga muaji janar, të paktën 1 milionë persona dhe është afër vaksinimit të gjithë popullsisë. Deklaratat e kryeministrit se do t’i japim vaksina Kosovës dhe vendeve të tjera ngjajnë në media sikur vendi ynë ka kaluar Izraelin dhe gjithë shtetet e zhvilluara për vaksinimin e shpejt të popullsisë. Në rrëmujën e propagandës ky kryeministri prezantohet si politikani i jashtëzakonshëm që sfidoi dhe BE duke arritur kontratë direkte me kompaninë që prodhon vaksinat, harrohet një fakt i thjeshtë dhe dëshpërues. Që nga 1 janari kur Edi Rama doli si lider global dhe tha se fal punës së tij u sigurua vaksina kundër virusit vdekjeprurës, në Shqipëri kanë hyrë vetëm 9165 vaksina. Gjithë mburrjet qeveritare, skenat e vaksinimit masiv, hapja e stadiumeve, spitaleve dhe krijimi i psikozës të një fushatë mbarë kombëtare nuk justifikohen. Shqipëria nuk ka siguruar vaksina as për stafin mjekësor të spitaleve dhe jo më për popullatën. Shifra prej 9165 vaksinash, nëse ndokujt i duket e madhe, duhet të dije realisht është 4582, sepse çdo person ka nevojë për dy doza vaksinash. Nëse numërohen daljet e Edi Ramës në media që nga janari dhe deklaratat për sukses, mund të ketë numër më të madhe konferencash dhe reklame qeveritare në media, sesa vaksina. Krahasohemi me vendet e BE dhe rajonin, duke përjashtuar Kosovën, jemi shteti ku procesi i vaksinimit ka ecur më ngadalë. Në ditët e para të muajit janar, Edi Rama tha se kishte firmosur me kompaninë kryesore të vaksinave kontratën për 500 mijë doza. Duke u kujtuar shqiptarëve se ishin me fat që kishin një kryeministër si ai tha se në brenda muajit janar vijnë 10 mijë dozat e para të vaksinës. Premtimi nuk u mbajt dhe gjatë mesit të janarit qeveria shpiku një vend mik që kishte dhuruar 945 doza vaksina. Në fillim të muajit shkurt, Edi Rama tha se do të vinin 30 mijë doza. Muaji shkurt është drejt përfundimit dhe ende Edi Rama nuk ka mbajtur premtimin për 10 mijë doza, të cilat duhet të kishin ardhur që në muajin janar. Ndërkohë që vaksinat ende nuk duken, në mënyrë djallëzore qeveria ka fokusuar debatin në çështje e vaksinimit të personaliteteve. Duke pasur vetëm 4500 vaksina dhe pa asnjë plan për mjekët dhe njerëzit që vërtetë janë të rrezikuar, kryeministri futi në lojë personalitetet duke mbjellë një debat të panevojshëm dhe përçarës mes shqiptarëve. Paaftësia për të gjetur vaksinat u kthye në ligësi duke i ndarë shqiptarët në “personalitete” që meritojnë të jetojnë dhe qytetarë të “zakonshëm” nuk ka problem edhe nëse vdesin që sot. Shfaqja e djeshme e Edi Ramës me personalitet që vaksinohen është kulmi i një qeveri të papërgjegjshme. Askush nuk mund të kritikojë personalitet që u vaksinuan, por çdo shqiptar ka të drejtë t’i kërkojë llogari kryeministrit për jetën e tij. Një kryeministër nuk mund t’a kthejnë vendin në një kamp përqendrimi dhe të vendos me dëshirën e tij, pa asnjë kriter shkencor dhe shëndetësor, se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë. Ndërkohë që Edi Rama dhe propaganda e tij kërkojnë që debati të jetë të emrat e veçantë se kush janë personalitetet, shqiptarët ka të drejtë ligjore dhe moral ti kërkojnë llogari kryeministrit për pandeminë. Ku janë vaksinat që premtoi? Përse nuk ka asnjë plan kombëtar se kur do të vaksinohen qytetarët? Kryeministri thotë se do i kemi në fund të vitit, por në fund të këtij viti nuk i hynë në punë askujt. Nuk na duhen 3 milionë vaksina, sepse jo gjithë shqiptarët kanë nevojë. Duhen për të moshuarit, mjekët dhe personat me sëmundje. Detyra e qeverisë është ti gjejë dhe jo të tallet me personalitet dhe ndarje klasore të shqiptarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...