'Takimin publik të Presidentit e paraqitën si të LSI', Meta rrëzon me prova shpifjet e Rilindjes

Hënë, 22 February 2021 09:59

 

Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në Facebook thotë se zgjedhjet e 25 prillit dhe vota plebishitare do rrëzojë klikën e oligarkëve.

Sipas Metës, shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

 

STATUSI I PLOTË
Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë. Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre.

Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës.

Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

 

Më 25 prill 2021, Demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur Kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe që po mban peng të ardhmen europiane të vendit.

Një garanci më shumë se Referendumi do triumfojë në 25 prill është edhe rreshtimi kundër tij, i Gazetës Tema, të denoncuar edhe në raportin e Parlamentit Europian, si media më e pabesueshme në Shqipëri e Europë dhe si një nga shpërndarëset më të mëdha të lajmeve të rreme.

Ja një tjetër provë se si takimin publik të bërë në Selenicë nga Presidenti në datën 18 janar 2021, për çështjen e rrugës, kjo gazetë e paraqet si takim me veteranë për LSI

Modifikuar më Hënë, 22 February 2021 10:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...