Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi takoi të rinjtë me të cilët diskutoi largimin nga Shqipëria të bashkëmoshatarëve të tyre.

Tuesday, 23 February 2021 15:41

 

“Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë patjetër me 25 Prill”, tha Bardhi duke shtuar se “PD ka në plan të paguajë stazhet e punës për të diplomuarit, dhe të mbulojë kostot kryesore të studimeve, si një prej arsyeve që i detyrojnë të rinjtë të largohen”, tha ai.

 

“Vetëm një njeri që ka humbur çdo kontakt me realitetin, që është i rrethuar me privilegje e servilë, si Edi Rama, tallet dhe bën batuta me një prej plagëve që po gërreyn shoqërinë tonë, siç është largimi i të rinjve.

Takova sot Enean, Geraldin, Anxhelën, Mirsedën, Xhoanën, Ergezin dhe dëgjova prej tyre një gjë të trishtë; e kanë vendosur të ikin. Po mësojnë më së shumti gjermanisht. Janë të diplomuar pjesa më e madhe për infermieri dhe mendojnë të gjejnë një mundësi në Europë, sepse këtu nuk ka vende pune, nuk ka meritë, nuk i merr askush në konsideratë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...