25 prilli/ Presidenti Meta: Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare

Tuesday, 23 February 2021 17:06

 


Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kombinat të Tiranës.

Në një reagim të fundit për zgjedhjet parlamentare kreu i shtetit deklaron: “25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”.
meta

Reagimi vjen një ditë pas replikave në distancë që presidenti Meta shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama, duke iu përgjigjur këtij të fundit nga Vlora.

Në një deklaratë të bërë dje nga qyteti bregdetar, Meta tha se ai është armiku kryesor i oligarkisë dhe se të gjithë shqiptarët duhet të kuptojnë se armiku kryesor i tyre është oligarkia.

“Pse mashtrojnë publikisht që thonë se presidenti lëviz natën nëpër vend. E dini sa drejtorë Hipotekash janë ndërruar në Vlorë apo jo? Unë i kam ndërruar? Unë s’kam arsye të vij natën në Vlorë. S’i kam marrë askujt asnjë centimetër tokë. Tani e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe është shumë i lumtur për këtë. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që oligarkët janë armiku kryesor i tyre. Që japin lajme të gënjeshtërta, që bëjnë shpërlarhe truri.” – tha Meta.

“Unë gjithmonë midis demokracisë dhe pushtet do zgjedh demokracinë. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë qytetarët për 25 prillin le të lidhë kokën me peshqir, kjo gjë ka përfunduar. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë. Të gjithë të votojmë”, theksoi ndër të tjera kreu i shtetit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...