PS/Ikin Bushati-Xhafaj-Lleshaj dhe vijnë deputetët “opozitarë” si Ylli Shehu, Ermond Rrushaj e Reme Lala

E mërkurë, 24 February 2021 08:16

 

-Rama la dje të nënkuptojë se për tre ish-ministrat do të vendosin Elisa Spiropali për Fatmir Xhafajn, Ilir Beqja për Ditmir Bushatin dhe Lindita Nikolla për Sandër Lleshaj. Pra, pasi i përdori dhe i quajti si ministra të suksesshëm tani po i hedh në rrugë se nuk i duhen më. Në vend të tyre do vijnë deputetët e opozitës parlamentare si Ylli Shehu, Ermond Rrushaj dhe Reme Lala.

Deputetët socialistë, me urdhër të Edi Ramës, kanë muaj që bëjnë diversione për koalicionin e opozitës dhe kandidatët e saj, por me afrimin datës së regjistrimit në KQZ duhet të shqetësohen për surprizat që u ka rezervuar Edi Rama. Kryeministri dhe kreu i PS-së dha dje një sinjal që vë në pikëpyetje karrierat e shumë deputetëve të Partisë Socialiste. Në konferencën për mediat me gazetarët, kryeministri u pyet nëse do të ishin në listën e deputetëve emra si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj. Në vend të një përgjigje të qartë që do të shihej dhe si vlerësim dhe konfirmim i emrave të njohur të PS, Edi Rama la të kuptohet se askush nuk e ka vendin të sigurt në parlamentin e ardhshëm. “Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku. Pastaj këtë gjë do ta miratojë si gjithmonë Kryesia e PS”,- tha Edi Rama gjatë konferencës për mediat. Deklarata e Edi Ramës zbulon vetëm një pjesë të asaj që po zjenë në Partinë Socialiste prej muajsh. Për të shkuar drejt mandatit të tretë Edi Rama është gati të bëjë pakte dhe të afrojë në PS këdo që nuk ka lidhje me këtë parti, por që ka pas vetes banda dhe blerje votash. Si shkëmbim ai duhet të largojë nga kjo forcë politike emra të njohur të saj dhe politikanë që kanë mbajtur peshën kryesore në qeverisjen e këtyre tetë viteve. Ajo çfarë shkakton dhe më shumë ilaritet në radhët e PS është se fatin politik të njerëzve që kanë kontribute për shumë vite me radhë në partie, kryeministri ua ka lënë për vlerësim njerëzve që kanë shumë pak kohë në këtë parti. Konkretisht, kandidimi apo jo i Fatmir Xhafaj në zgjedhje, një nga senatorët e PS dhe ministri që dikur Edi Rama e çmonte jashtëzakonisht për rolin e tij në reformën në drejtësi, do të vlerësohet politikisht nga drejtuesit e qarkut të Tiranës, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Pas kaq shumë vitesh kontribut në PS, fakti që një politikan si Xhafaj duhet të marrë miratimin e Spiropalit apo Bushatit nëse vlen për deputet është fyes për socialistët që e kanë votuar atë prej vitesh. Po ashtu dhe Ditmir Bushati, një nga ministrat që Edi Rama e referonte si sukses për diplomacinë, deri në momentin që i doli kundër për idenë e ndarjes së Kosovës, do të vlerësohet politikisht nëse vlen si kandidat nga drejtuesi i qarkut të Korçës, Ilir Beqaj. Dihet që për Ilir Beqajn, Bushati nuk duhet të jetë fare pjesë e Partisë Socialiste për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur në Qarkun e Shkodrës. Po ashtu, Sandër Lleshaj, për shumë vite këshilltar i Edi Rama dhe ministri që mbrojti me gaz helmues dhe formacione ushtarake në polici zyrën e Edi Ramës gjatë protestave, do të vlerësohet nëse vlen për deputet nga Lindita Nikolla në Lezhë. Pavarësisht se Kryesia e PS mund të vendosë që të vlerësojë ish-ministrat duke i mbajtur në qarqet kryesore për deputetë, vënia në pikëpyetje e emrave të tyre nga Edi Rama është një mesazh që shqetëson gjithë deputetët dhe elektoratin e PS. Kur emra që kanë vite që identifikohen me PS nuk janë të sigurt në lista, çfarë garancie kanë të tjerët që kontribuojnë me vite për këtë forcë politike. Debati për kandidatët në PS bëhet dhe më i ashpër nisur nga hapja që Edi Rama i ka bërë PS për deputetët e opozitës që nuk dogjën mandatin. Edi Rama ka dhënë sinjalin se disa nga deputetët që morën mandatet në këmbim të pazareve dhe interesave do të jenë në listat e Partisë Socialiste.

Konkretisht Ylli Shehu, Ediola Braho, Ermond Rrushaj dhe Reme Lala janë katër deputetët e së ashtuquajturës opozitë parlamentare që do të jenë në renditje të sigurt në listat e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Deputetët e njohur si opozita e Pazarit të Milotit, mesa duket, do të zëvendësojnë emrat e njohur të PS dhe njerëz që kanë drejtuar qeverinë këto tetë vite me Edi Ramën. Praktikisht Edi Rama po përzë socialistët e vertetë që i kanë mbetur në parti, për ta mbushur partinë me kandidatë që votuesve të PS nuk u thonë asgjë.

Rilindja është gati të bëjë pazar me dreqin dhe bandat,mjafton që ti sigurojnë vota duke i blerë më paratë e pista.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...