“Vlerësimet për Dvoranin në DASH s’shkuan nga Rruga e Elbasanit”, Meta ngre tonet: Marrëdhëniet e mia me SHBA të shkëlqyera! S’kam shkelur asnjë ligj amerikan

E mërkurë, 24 February 2021 14:07

 

Presidenti Ilir Meta me tone të ashpra, teksa u pyet në lidhje me vlerësimin e dhënë nga DASH për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvoranin si kampioni i anti-korrupsionit, theksoi se ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të.

Pyetje: Zoti Meta ju e dini se vlerësimet nuk shkojnë në DASH nga Rruga e Elbasanit. Si është marrëdhënia juaj me ambasadoren Yuri Kim?

 

Meta: Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Se Ilir Meta, dhe me Europën, asnjëherë nuk gënjen e nuk mashtron. Nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk ka shkrepur asnjë foto si ai tjetri që hëngri burgun e Bilalit. Të gjitha përpjekjet e zotërisë, ‘Xibrakës’, për të krijuar fokuse të tjera artificiale, ndërkohë që aferat e tjera që ndodhin çdo ditë dhe vendime që nuk botohen, këto janë të mbaruar. Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha; ‘bravo Shqipëri socialiste’. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancë, dhe tjetra fuqia e tyre është fjala e tyre. Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...