“Nuk janë dele shqiptarët”- Presidenti: S’mund të bëhemi si Koreja e Veriut!

E mërkurë, 24 February 2021 14:25


Presidenti Ilir Meta iu përgjigj sot akuzave të kryeministrit Rama se kreu i shtetit po i shërben LSI-së, parti e themeluar prej tij që sot drejtohet nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Kreu i shtetit tha se shqiptarët nuk janë dele, dhe nëse LSI përfaqëson oligarkinë, apo promovon banditë dhe të inkriminuar të mos ta votojnë, duke ironizuar kësisoj PS-në.

“Meqë mendon se unë përkrah partinë time që drejtohet nga znj. Monika. E kam gjetur në PS, nuk e kam bërë unë, e ka bërë deputete PS dhe për të cilën PS ka shkelë statutin. Ishte 16 vjeç.

Do t’i bëj një shërbim do t’i them që presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe tjetra nëse ish-partia që kam themeluar unë, dhe që drejtohet nga znj.Monika përfaqëson oligarkinë ta votojnë të gjithë shqiptarët kundër, nëse promovon banditë apo të inkriminuar ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut, apo nxit shpopullimin e Shqipërisë të ngelet pa asnjë votë, nëse përpiqet të blejë vota, të gjithë të votojnë kundër.

Nuk janë dele shqiptarët, nëse ke drejtuar mirë populli do të votojë dhe nuk dëgjon presidentin, ama që të bëhemi Kore e Veriut dhe të brohorasim “bravo Shqipëria socialiste”, ua kam thënë edhe më parë Shqipëria ka qenë 50 vjet regjimi më brutal i tipit koreano-verior, tani ka përfunduar kjo histori”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...