“Do mbështesim bizneset dhe jo oligarkët!”, Basha nga Durrësi: Më 25 prill vendimmarrja është e shqiptarëve

E Enjte, 25 February 2021 11:15

 


Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, vizitoi një biznes në qytetin e Durrësit. Në bashkëbisedimin me një nga administratorët e biznesit, Basha tha se plani i PD-së për ekonominë përqendrohet tek rritja e eksportit dhe trajnimi i forcës punëtore.

Po ashtu, ai citoi se në këtë formë do të jemi më pranë integrimit në Bashkimin Evropian.

Lulzim Basha: Ndryshimi kryesor mes ekonomisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është ky, të dy qeveritë e këtyre të dy vendeve kanë pasur këtë përqendrimin e eksporteve gjë kryesore dhe trajnimin e forcës punëtore. Maqedonia e Veriut ka shitur 3 miliardë dollarë në Gjermani, Shqipëria 300 milionë në 8 vite. Duhet patjetër një orë më parë të ndryshohet, zgjedhja me 25 prill është më e thjeshta. Do të ngecim apo do të ndryshojmë? Patjetër që do të ndryshojmë. Do të ketë ndryshim si trajtohet sipërmarrja, punëdhënësi. Nuk ka rrugë tjetër. Kryeministri dhe një grup pushtetarësh janë bërë ortak me një grusht biznesmenësh, që populli i njeh si oligarkë, ndërkohë që gjithë biznesi i ndershëm ka dalë jashtë loje. Kjo zgjidhet fare thjeshtë, duke pasur një qeveri që kujdeset dhe merr përgjithësitë e veta karshi jush.

 

Administratori: Unë mund të jem konkurrues shumë i mirë në treg, por më ngrenë taksat dhe shkoj drejt faltimentit.

 

Lulzim Basha: Edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë mekanizma të tëra që stimulon biznesin. Do të bëj gjithçka që eksporti shqiptar drejt Evropës do të jetë në mënyrë absolute. Ne e vrasim biznesin shqiptar dhe stimulojmë importet.

Administratori: Ka qenë dëshira që të investojmë në Shqipëri. U liberalizuan vizat, hyrja në NATO na dha siguri dhe prandaj u kthyem. Duke pasur sigurinë, taksat e ulëta, ne çdo vit investonim dhe fitonim, kishim besim, tani nuk kemi. Kam partnerë të fuqishëm në Itali që duan të vijnë këtu, sepse kemi partneritet me ta, nuk e marrin hapin, sepse janë këto vështirësi që po hasim ne.

Lulzim Basha: Këtë e dëgjoj përditë. E para e punës duhet të kemi besim tek vendi jonë, tek puna juaj, këtë e keni bërë ju. E para të keni besim, vendi ka sipërmarrës të jashtëzakonshëm. Nuk duhet ta ulim besimin. Edhe dy muaj. Si u hoqën vizat, sepse ishte dhe çështje dinjiteti, statusit të shqiptarit para BE. Ju garantoj se ndryshimi do të vij me hapat e tjerë në raport me BE, do të keni lehtësira të shumta, do të kemi fonde, do të kemi lehtësi të jashtëzakonshme. Kur iu thamë se do të heqim vizat edhe familjarë të mi thanë s’bëhet. Ju them të keni besim, me 25 prill vjen ndryshimi.
Administratori: Unë me stafin me punën kam hyrë në BE, qeveria duhet të hy në Evropë. Po nuk hymë ne jemi të falimentuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...