“Tirana është kthyer në një spital të madh”, Basha takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë: Keqmenaxhim monstruoz nga qeveria

E Enjte, 25 February 2021 17:37

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon këtë pasdite një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë në vend. Në fokus të diskutimeve është situata e rëndë e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Teksa vlerësoi mjekët për punën e bërë në këtë vit pandemie, Basha akuzoi qeverinë se ka keqmenaxhuar në mënyrë monstruoze situatën.

 

“Dua ta them hapur, duke pasur parasysh çfarë qeverie kemi, heroizmi i çdo mjeku shqiptar është i pakrahasueshëm. Të kesh një qeveri që nuk çan kokën për asgjë. Të përpiqesh t’ia hedhësh fajin mjekëve është dyfish kriminale, e poshtër, cinike. Vetë e bëri vaksinën, sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pamerituar që bëri Edi Rama. Duhet të bëjë minimumin që bën çdo qeveri tjetër, për të mbështetur mjekët. Nuk mund të lë anash krizën financiare që ka shkaktuar kjo sjellje, ky keqmenaxhim nga qeveria dhe kryeministri i kësaj pandemie, duke zhytur familjet shqiptare në borxh.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve po zhyten në borxh për të kuruar të afërmit e tyre, në kushtet kur spitalet janë mbushur plot. Tirana është shndërruar në një spital të madh, cdo familje, cdo shtëpi, ka të sëmurë. Ka nga ata që e paguajnë deri me jetë mungesën e mundësive financiare nga shteti”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...