Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në Çim Peka Live, u shpreh në lidhje me pritshmëritë e opozitës së bashkuar në këto zgjedhje, se besojnë në marrjen e 100 mandateve.
‘Unë besoj që rrotacioni poltik nuk ndodh me fjalë, por ndodh me votë.
LEXO EDHE:
‘Kosova dhe Serbia janë të ndara…’/ Lajçak justifikohet me hartën që ka në zyrë
Dhe rotacioni nuk ndodh se do ikësh ti dhe do vi dikush tjetër. Nuk më pëlqen rotacioni, por mua më pëlqen përmbysja e një sistemi të kalbur.
Siç përmbysëm sistemin komunist, ashtu do përmbysim edhe këtë regjim.
Jam optimist se shikoj reagimin e njerëzve në takime.
Ajo që shikoni në videoklipet e opozitës është e një e njëmijëta e asaj që shikoni realisht.
140 kandidatët e LSI bëjnë takime pa fund dhe hidhen shumë pak video, dhe në ruajte të sensit të masës.
Por edhe për faktin se sa herë shikohen në fotot e LSI, zbarkon policia, prokuroria, lali Eri, që tentojnë ti blejnë, dhe aty ku nuk u shiten shiten i kërcënojnë.
E gjithë fushata ime është angazhuar derë më derë edhe për shkak të pandemisë.
100 mandate shumë shpejt do shikoni që edhe fryma e opozitës do jetë shumë më shumë se 100 mandate.
100 mandate janë të mundshme se kanë të bëjmë me frymën, me organizimin, kanë të bëjmë me nxitjen që u japim qytetarëve për të shkuar në kutinë e votimit. Çfarë u ofron sot Edi Rama? Asgjë