Monika Kryemadhi: “Votoni dhe ndryshoni këtë realitet”

Premte, 26 February 2021 20:10

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo tha se “Unë dua t’i jem shumë mirënjohëse të gjithë grupit organizator, jo vetëm për takimet, por për të gjithë mundësinë e komunikimit. Sepse sot është shumë më e vështirë për njerëzit për të qenë me ne në takim, por e kanë shumë më të kollajshme për të na hapur dyert e shtëpive të tyre. Duke qenë se Lemi do të jetë edhe kandidat i LSI-së për të gjithë zonën e Kasharit dhe është përfaqësues i saj, duke qenë në komunikim edhe me strukturat e partisë, por të dalim edhe jashtë strukturave, të jemi të përfshirë tek angazhimi i qytetarëve dhe sidomos i njerëzve të cilët do të kenë mundësi për të votuar dhe nëpërmjet votës së tyre i japin votën jo vetëm LSI-së, por edhe Lemit.

 

 

 

Ne sot jemi në një ritëm shumë më të shpejtë seç kemi qenë në ditët e tjera. Sot është dita e 57 nga zgjedhjet, nesër bëhen 56. Kështu që ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes- tha ndër të tjera Kryemadhi.

Me tej ajo theksoi se “Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët. Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm, sidomos për të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk shikojnë asnjë lloj mundësie jetese dhe punësimi këtu”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...