“Elbasani në mjerim”, Gazment Bardhi: I mashtruan për 8 vjet. Në 25 prill të zgjedhim qeverinë që ndihmon njerëzit

Diel, 28 February 2021 14:23

 

“Në çdo lagje, në çdo rrugicë dhe në çdo pallat në Elbasan gjen njerëz në nevojë, në pamundësi që qeveria u ka kthyer kurrizin, duke i lënë në varfëri ekstreme”. Kështu deklaron drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi i cili ishte në disa familje, që sipas tij jetojnë më skamje dhe pa asnjë ndihmë të vërtetë nga qeveria.

“Gëzim e File Lulja, banojnë në lagjen Vullnetari dhe blejnë me listë. Pa punë, pa ndihmë. Janë zhytur në borxhe dhe mezi ja dalin të shlyejnë detyrimin për dritat.
Arben Kabashi banon në lagjen 5 Maji, dhe ka vështirësi të mëdha, me të birin me probleme shëndetësore. Për këtë merr një kemp 100 mijë lekë në muaj. Dëshiron të punojë, por nuk gjendet një mundësi. Kushtet e jetesës janë të mjerueshme.
Në banesën e Nadires, në bodrumin e një pallati në lagjen ‘Beqir Dardha’ pranë Stadiumit, përmes një televizioni të vjetër ka mbërritur propaganda, po asnjë nga mrekullitë e rilindjes. 65 vjeçarja jeton me të bijën e dy mbesat në kushte të rënda. Qeveria e Edi Ramës i jep 20 mijë lek të vjetra në muaj, dhe i faturon 30 mijë lekë drita. Bashkia nuk i ka shkuar për t’u kujdesur. Kjo është gjendja e një pjese të mirë të popullsisë në Elbasan, e asaj që fshihet nga retorika 8-vjeçare e qeverisë”.

 

Gazment Bardhi i siguroi familjarët se programi i PD i përgjigjet realitetit dhe ofron zgjidhje.
“Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qe erinë. Nuk mund të jeni vetem! Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shëiptarëve në xhep dhenkanë braktisur 3 milionë të tjerë. Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e veshtirë sa sot. Na duhet mbështetja juaj qe pas 25 prillit te keni qeverine ne krah”, tha Gazment Bardhi në takimet me familjet në nevojë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...