“Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi”! Shpërthen Meta: I them kryeministrit të mos i përmendë më ata!

Hënë, 01 Mars 2021 20:33

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpërtheu me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, Kreu i Shtetit tha se “amerikanët Edi Ramës Ilir Meta i kap për veshi. E di ai se si iu flas unë atyre, kur ata vijnë dhe bëjnë maskarallëqe”.

 

“I mblodhi Ilir Meta të gjithë. I thashë atij zotërisë, nëse Rama nuk vjen ta votojë Reformën në Drejtësi, do kemi punë me ty, sepse ne i kemi dhënë fjalën SHBA. Amerikanët e Edi Ramës Ilir Meta i kap për veshi. E di ai se si iu flas unë atyre, kur ata vijnë dhe bëjnë maskarallëqe. I them atij të mos i përmend më ata dhe të mos gënjejë më vete. Vota është e shenjtë dhe do të jetë përherë, nga 25 prilli e për 100 vjet, që të kemi shtet.

Të gjitha paditë që kam bërë për shkeljen e Kushtetutës, do iu shkoj deri në fund. Padia që kam bërë për Teatrin do i shkoj deri në fund, se është akt i tmerrshëm. Procesit të koncesionit do i shkoj deri në fund, se dhe ajo është e tmerrshme. Po s’iu shkuam deri në fund këtyre, s’do ketë shtet”, u shpreh Presidenti Meta.

 

Pyetje: Padia për Dvoranin….
Meta: Nuk dua të merrem me zotërinë, nuk di të kujt janë këto krijesa, dhe s’më intereson. Unë di që Shqipëria është në rrugën e referendumit të 25 prillit. Shqiptarët e kanë kuptuar se nuk mund të presin nga brenda dhe jashtë për të mbrojtur veten e tyre. Kjo është histori e mbyllur. Gruaja e Bilalit të shpikë, të marrë të gjithë amerikanët e vet e t’i nxjerrë në mitingje, të dëgjojmë përrallat e tyre. Ama votën atje, pupu, u prek një votë, do të jetë një situatë tejet dramatike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...