“Liri a vdekje”, Meta: Çdo shqiptar të shkojë në kutitë e votimit me poezinë e Havzi Nelës, aspirata europiane e Skënderbeut do përmbushet

Hënë, 01 Mars 2021 20:51

 

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Front linë” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, citoi edhe poezinë e poetit disident shqiptar, Havzi Nela, “Liri a vdekje”.

Meta theksoi se me ketë poezi, shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit më datë 25 prill. Po ashtu, Meta nënvizoi se është një politikan i ardhur nga populli dhe nuk ka qenë në poste shtetërore me pult.

 

“Ilir Meta pret nga Shqipëria që të dalë më 25 prill dhe të mbrojë historinë e saj të lavdishme. Këta që bëjnë si pro amerikanë, kanë hequr nga tekstet një poet amerikan për Skënderbeun, Longfollou, që në kohën e komunizmit e mësonim përmendësh. Ajo është poetë e madhërishme. Ajo ishte poemë e madhe, për të qenë krenarë për vendin tonë, sa të vendosur të jemi, që të çojmë deri në fund projektin europian, rrugën e Skënderbeun.

Kam liri a vdekje poezinë e Havzi Nelës, që u var për faljen e lirë. Çdo shqiptar të shkojë në kutitë e votimit me poezinë e Havzi Nelës. Ne nuk na poshtëron dot askush. Popullon dhe kombin tonë, edhe i kanë pushtuar, por prapë janë çliruar. Nuk zhbëhet atdhedashuria. Ne nuk bëhemi popull që të kemi frikë nga policë zonash. Të ruajnë lekë, se do iu duhen për avokatët”, tha Meta.

 

Ilir Meta vlerësoi se personalisht është me demokracinë dhe jo me pushtetin.

 

“Metës, Shqipëria duhet t’i japë kënaqësinë që të japë vullnetin. Le të më ndëshkojnë edhe mua, nëse duan. Prsh nëse i japin 71 mandate Ramës, unë e jap dorëheqjen dhe e mbaj fjalën. Unë jam me demokracinë dhe jo me pushtetin. Unë jam me popullin. Unë kam ardhur nga revolucioni, kam ardhur nga rruga, kam histori përplasjesh. Kam krijuar LSI-në, nga ai që del ky tani në televizion. E krijova, sepse paraardhësi i këtij bllokoi integrimin europian. Unë ika nga PS dhe kryeministri, sepse u bë bllokadë për integrimin e vendit”, u shpreh Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...