Kryemadhi: Sot një ditë historike, për herë të parë një marrëveshje parazgjedhore midis një partie të majtë dhe të djathtë

Hënë, 01 Mars 2021 22:39

 

Në emisionion ‘Opinion’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar 1 marsin si një ditë historike të një marrëveshje të madhe parazgjedhore. Ajo tha se një marrëveshje e tillë para zgjedhjeve, midis një partie të majtë dhe të djathë ndodh për herë të parë në Shqipëri. Po ashtu kryetarja e LSI tha se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shkuar dhe drejt harmonizimit të programeve.

 

Sot është ditë historike. Për herë të parë ndodh një marrëveshje e tillë kaq e madhe, një parti e majtë me një parti të djathtë. Është njëlloj si në ’90.

Po ishit edhe në 2009, bashkë ishit...

Jo në 2009 ka qenë koalicion parazgjedhor dhe jo paszgjedhor. Janë dy gjëra të ndryshme. Mos harroni që nga djegia e mandateve, që nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale, që nga protestat e përbashkëta, janë të gjitha njëra pas tjetrës një unifikim politik e social.

Ky koalicion vlen edhe për qeverisjen?

Po sigurisht që do të vlejë edhe për qeverisjen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...