Dje u firmos Koalicioni i fitores, më i madhi ndër 30 vite pluralizëm

Tuesday, 02 Mars 2021 08:59

 

-Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosin paktin për zgjedhjet dhe qeverisjen e përbashkët pas 25 prillit. Për herë të parë në 30 vite bashkohen të majtë e të djathtë kundër një pushteti që është Rilindja, e cila ka tradhtuar socialistët dhe qytetarët e thjeshtë. Nga dje filloi marshimi i fitores së opozitës PD-LSI.

Dy forcat kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën dje marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit dhe qeverisjen e përbashkët që do të vijë pas zgjedhjeve. Marrëveshja mes dy aleatëve më të mëdhenj të Frontit Opozitar ka rëndësi të jashtëzakonshme për fitoren e zgjedhjeve dhe cilësohet historike nga pikëpamja politike. Për herë të parë në historinë e 30 viteve pluralizëm, dje janë bashkuar dy forca që kanë orientime të ndryshme politike, por një mision të qartë dhe angazhim konkret; më 25 prill të largojnë keqqeverisjen e Rilindjes dhe të vendosin në shina shtetin demokratik. Dokumenti i formosur dje ka detaje për programet politike të dy të forcave, premtimin për bashkëqeverisje dhe çështje konkrete ku do të angazhohen forcat politike. Marrëveshja është një manifest politik që garanton një Shqipëri të zhvilluar ekonomikisht. Një shtet të drejtë që mendon për qytetarët dhe një vend të integruar plotësisht në Bashkimin Europian. Të gjitha pikat e marrëveshjes janë një gërshetim i programeve të dy partive dhe prekin plagët kryesore nga të cilat vuan Shqipëria. Por veç dokumentit, që është i një rëndësie strategjike dhe ka vlerën e një kontrate mes PD-LSI dhe qytetarëve, simbolika që jep bashkimi i djeshëm politik jep mesazhet e koalicionit të fitores. Marrëveshja kthen në pakt publik dhe moral angazhimin e partive kryesore për të qenë bashkë në fushatë elektorale. Qëllimi i gjithë diversioneve rilindase ishte ndarja e PD dhe LSI dhe përçarja e opozitës. Ndryshimi i Kodit Elektoral në mënyrë të njëanshme nga PS e bëri të pamundur hyrjen në listë të përbashkët të kandidatëve. Marrëveshja dha mesazhin se pavarësisht të gjitha diversioneve, PD dhe LSI janë bashkë. Ky bashkim parimesh dhe numra mbështetësish krijon që në nisje të fushatës diferencën me Rilindjen e izoluar nga shoqëria dhe të braktisur nga socialistët. Mesazhi tjetër i koalicionit PD dhe LSI është për kandidatët dhe modelin e fushatës. Në garë për opozitën do të jenë dy lista, por me një qëllim të përbashkët. Synimi është që çdo votë opozitare e djathtë apo e majtë të shkojë për opozitën dhe mandatet e saj. Firmosja e marrëveshjes dhe premtimi për bashkëqeverisje dhe përdorimin e çdo vote kundër Rilindjes është nënshkrimi i kapitullimit të Rilindjes. Kryeministri dhe njerëzit afër tij prej kohësh financonin në media diversione naive, ku pretendohej se pas zgjedhjeve PD apo LSI do të mbanin në këmbë qeverisjen “Rama”. Dje ky diversion u rrëzua me firmë dhe me vulë dhe i sakatoi Edi Ramës shpresën e pazareve të minutës së fundit. Pakti politik mes PD dhe LSI i dha goditjen finale Rilindjes. Nga dje ka nisur numërimi mbrapsht për këtë qeveri dhe opozita nuk do të ndalet deri në fitoren. Rilindja ka vetëm korrupsionin, paratë e pista, krimin dhe institucionet që po i përdor kundër qytetarëve. Opozita ka programet, lidershipin, parimet dhe mbi të gjitha njerëzit që e votojnë. Me marrëveshjen e djeshme, Opozita e Bashkuar ka nisur marshimin e sigurt drejt fitore.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...